Evitohet tragjedia në Times Square

Policia e New Yorkut në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës ka evakuuar një pjesë të Times Squarit në Manhattan, pasi që në një automjet janë gjetur pjesë të bombës që, për fat të mirë nuk kanë shpërthyer.
Policia ka evakuuar disa ndërtesa afariste dhe të banimit, ndërsa forcat policore janë vendosur në gjithë këtë pjesë të qytetit, në të cilën rëndom qarkullojnë mijëra turistë.
Agjencia e lajmeve, Associated Press, citoi një zyrtar policor, i cili tha se në automjetin e llojit “Nissan” kishte filluar të dalë tym dhe se ekspertët në të gjetën shishe të gazit, pluhur, benzinë dhe mjete tjera shpërthyese.
Zyrtarët pohojnë se bomba ishte bërë në formë “amatore”, por se është hetuar një person që në çastin e shpërthimit të tymit me shpejtësi ka braktisur automjetin.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka lavdëruar reagimin e policisë amerikane dhe ka premtuar mbështetje të forcave federale.
Times Square gjendet rreth 6 km larg vendit ku dikur gjendeshin Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, që u rrënua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Fillimisht askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë vepër, ndërsa prefekti i New Yorkut e cilësoi këtë si një akt terrorist.
“Jemi me fat që i jemi shmangur një ngjarje, e cila ka mundur të jetë tejet e përgjakshme”, tha dje gjatë një konference për shtyp prefekti Michael Bloomberg.
“Njësitë anti-bombë kanë konfirmuar se në automjet ka qenë e vendosur një lëndë shpërthyese”, shtoi ai.
Komisionari i Departamentit të policisë në New York, Raymond Davis, theksoi se automjeti është marrë nga ekspertët dhe do t’i nënshtrohet një kontrolli më të përgjithshëm.
Edhe guvernatori i shtetit të New Yorkut, David Paterson, incidentin në Times Square e cilësoi si akt terrorist.
“Për fat të mirë, askush nuk është lënduar dhe tani e gjithë vëmendja e autoriteteve do të përqendrohet në kapjen e përgjegjësve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, tha Paterson.
Bloomberg nga ana e tij theksoi se policia ende nuk ka njohuri për atë se kush e ka parkuar automjetin me lëndë shpërthyese dhe se ende nuk dihet asgjë për motivet.
Intel-Center, një grup ky i cili vëzhgon aktivitetet e grupeve ekstremiste, gjithashtu theksoi se bëhet këtu fjalë për një akt terrorist.
Por kjo agjenci theksoi se ende është herët që të spekulohet për atë se kush qëndron prapa kësaj përpjekje të dështuar për të shkaktuar gjakderdhje.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se për incidentin në Times Square është njoftuar edhe presidenti Obama.
“Presidenti ka lavdëruar aksionin e shpejtë të policisë së New Yorkut dhe ka kërkuar nga John Brennan që të njoftojë policinë e New Yorkut se gëzon përkrahjen e plotë të autoriteteve federative”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Brennan, i cili është zëvendës-këshilltar për siguri kombëtare, po bashkëpunon me policinë e New Yorkut dhe të tjerët dhe do të njoftojë presidentin për rrjedhën e hetimeve, shtoi Gibbs.