Trajnerët: Merkato të mbyllet më 15 gusht
Në forumin dyditor që u organizua nga UEFA në Nion të Zvicrës, trajnerët më të mirë të kontinentit kanë përfituar nga rasti dhe kanë propozuar një ide që do t'u shkonte për shtat kolegëve të tyre. Bëhet fjalë për merkaton, më saktë për afatet kur ajo duhet të mbyllet. Teknikët kanë qenë të gjithë njëzëri kur kanë kërkuar që transfertat e futbollistëve të bëhen deri më datë 15 gusht. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se kampionatet fillojnë pak më para, atëherë teknikët duan që t'i përgatisin skuadrat e tyre me lojtarët të qetë dhe të bindur në zgjedhjet që kanë bërë. Këtë e kërkuan trajnerët më të mirë në planet.