Morati shet 70% të Interit pas derbit
Masimo Morati ka kohën e duhur për të shijuar për herë të fundit derbin e Italisë, Inter-Juventus. Më pas zyrtarisht çelësat e shoqërisë zikaltër do të kalojnë në duart e indonezianit Erik Tohir. Ky është lajmi që bëjnë të ditur mediat italiane, pasi presidenti i Interit ka ndezur dritën jeshile për të shitur 70% të aksioneve. Takimi deciziv, ai ku mund të vendoset e zeza mbi të bardhë, pritet të ndodhë javën e ardhshme në Londër. Ditët e fundit janë gjithmonë më të këqijat, pasi janë ato të kujtimeve, të pasionit dhe në fund është Inter-Juventus. Armiqtë e përhershëm në darkën e fundit, pastaj largimi nga presidenca.
(a.k/BalkanWeb)
(a.k/BalkanWeb)