Trajnerët e rinj, asnjë me fitore në debutimVetëm pasuesi i Ilir Qirjakos te Gramozi, Agim Canaj, ka mundur te marre pike ne premieren e tij

Publikoje ne:
Asnjë nga katër trajnerët e “skalionit të dytë” nuk e ka nisur me sukses të plotë aventurën e tij me skuadrat që drejtojnë aktualisht.
Pasuesi i Gugash Maganit te Shkumbini, Kristaq Mile, humbi me Apoloninë në Fier (1-0, java 4).
Vetë Magani, i cili zëvendësoi te Flamurtari Eqerem Memushin dështoi në Ersekë me Gramozin (2-0, java 5).
Zëvendësuesi i Hasan Likës te Vllaznia, Roland Luçi, humbi me Flamurtarin (2-0, java 6).
Ndryshim bën vetëm pasuesi i Ilir Qirjakos te Gramozi, Agim Canaj, ky i fundit e nisi me një barazim në stolin e kolonjarëve kundër Besës (0-0, java 6).
NDESHJET
Kristaq Mile (Shkumbini)
Java 4: Apolonia-Shkumbini 1-0
Gugash Magani (Flamurtari)
Java 5, Gramozi-Flamurtari 2-0
Agim Canaj (Gramozi)
Java 6: Gramozi-Besa 0-0
Roland Luçi (Vllaznia)
Java 6: Flamurtari-Vllaznia 2-0
E Hene, 05 Tetor 2009