E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21, Shqiperia nis ditet anti-BjellorusiKombëtarja e drejtuar nga Artan Bushati ka grumbulluar vetëm tre pikë pas pas katër takimeve të para. Bjellorusia, nga ana e saj i ka fituar dy ndeshjet e para: 2-1 me Austrinë dhe 2-3 me Azerbajxhanin

Publikoje ne:

Shqipëria U-21 nis të martën (6 tetor) përgatitjet për ndeshjen kundër Bjellorusisë në Melodechno (14 tetor, 13:00), sfida e pestë e Shpresave për Kampionatit Europian 2011.

Kombëtarja e drejtuar nga Artan Bushati ka grumbulluar vetëm tre pikë pas katër takimeve të para.

Shpresat fituan në Durrës me Azerbajxhanin 1-0 (autogol i azerit Guljev), duke përfituar edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh nga Federata Shqiptare e Futbollit. 

Në tre takimet e tjera janë regjistruar tri humbje – dy me Skocinë (0-1 në Elbasan, 5-2 në Falkirk) e një me Austrinë (3-1, në Vjenë).

Bjellorusia, nga ana e saj i ka fituar dy ndeshjet e para: 2-1 me Austrinë dhe 2-3 me Azerbajxhanin, duke kryesuar grupin tonë me 6 pikë, po aq sa Austria e Skocia, por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më shumë.

Takimi Bjellorusi-Shqipëri do të gjykohet nga arbitra islandezë me kryesor Johanes Valgeirson.

NDESHJET E SHQIPËRISË U-21

28.03.2009: Shqipëri-Skoci 0-1
01.04.2009: Skoci-Shqipëri 5-2
05.09.2009: Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
09.09.2009: Austri-Shqipëri 3-1
14.10.2009: Bjellorusi-Shqipëri
13.11.2009: Shqipëri-Austri
17.11.2009: Shqipëri-Bjellorusi
04.09.2010: Azerbajxhan-Shqipëri

RENDITJA
Skuadra   N F B H P
BjelloruSia  2 2 0 0 6
Austria   3 2 0 1 6
Skocia   3 2 0 1 6
Shqipëria  4 1 0 3 3
Azerbajxhani 2 0 0 2 0

Lista
Ahmed Januzi
Ibrahim Bejtja
Sabien Lilaj
Shpetim Moçka
Vilfor Hysa
Bekim Bala
Orges Gava
Klodian Semina
Indrit Hithi
Arsen Sykaj
Odise Roshi
Egalnt Hoxho
Erald Elmazi
Albi Llenga
Ergys Mersini
Ganiol Kaculi
Altin Hoxha
Enco Malindi
Sokol Cikalleshi
Olsi Gocaj
Shënim : Grumbullimi fillon më datë 06.10.2009.


  E Hene, 05 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›