Trajneri Domenek, i shqetesuar me egon e francezeve
Trajneri i Frances, Rajmond Domenek ka ftuar lojtaret e tij ne nje bisede, per t'iu treguar se duhet te lene nje here e mire ne nje ane egon e tyre, qe te shfaqen favorite gjate ndeshjeve te finaleve te "Kupes se Botes 2010". Blute u larguan nga Kampionati Evropian i vitit 2008, me shpejt nga c'duhej dhe per kete arsye trajneri iu ka treguar lojtareve se duhet te mesojne nga gabimet e disa viteve me pare, per te arritur ndonje sukses te mundshem ne fund te gares. "Ata duhet te jene me te zgjuar, si dhe duhet qe te harrojne egon e tyre. E vetmja gje qe ka rendesi ne keto momente eshte skuadra jo ata. Nese ata nuk e kuptojne nje gje te tille, atehere une duhet te bej ndryshime",- theksoi trajneri Domenek, per te perditshmen "L'Equipe". Domenek do te therrase 23 lojtare ne skuadren e tij, per te qene gati ne boterorin afrikan dhe lista pritet te shpallet me 11 maj. Megjithate, ai pranon se eshte ende ne dileme per seleksionimin perfundimtar trajneri i "Akoma nuk jam gati, sot nese do te bej gati listen e lojtareve, cfare mund te bej me vone? Per nje muaj nuk do te jete edhe aq e lehte. Kualifikimi nuk ishte i lehte, ashtu sikurse edhe thirrja e skuadres nuk do te jete e tille, - shtoi trajneri i "Gjelave" - kur jeni kaq shume lojtare ne skuader, te cilet jane te demtuar ose nuk luajne ne nje kohe te gjate, kjo gje nuk eshte normale. Lojtaret jane motori dhe jane ata qe i japin makines. Per kete arsye seleksionimi i tyre eshte paresor, para se te filloje boterori afrikan". Domenek refuzoi serish te pergjigjej, nese do te linte jashte ekipit sulmuesin e ekipit te Barcelones, Tierri Henri. "Ne do te mendojme rreth kesaj gjeje, ne kohen e duhur," - shpjegoi sulmuesi i Frances, Tierri Henri. "Aktualisht po shohim ne cdo aspekt dhe do te marrim nje vendim, kur duhet edhe nje muaj. Gjithmone kemi pasur besim te lojtaret e medhenj dhe Titi eshte njeri prej tyre", - shpjegoi trajneri i Gjelave. Franca ka rene ne Grupin A, "Afrika e Jugut 2010", se bashku me ekipet e Uruguajit, Meksikes dhe me te zotet e shtepise.