E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Ferdinand

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka thënë se dëshiron të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Ferdinand, 33 vjeç, beson se do të ishte i suksesshëm në marrjen e përgjegjësisë dhe nxjerrjen e maksimumit nga futbollistët me taktika përcaktuese. “Me kalimin e muajve dhe viteve, mendoj se gjithnjë e më tepër më është shtuar dëshira për tu bërë trajner”, tha Ferdinand për The Sun.

“E dua futbollin, taktikën por po ashtu më pëlqen ideja për marrjen e përgjegjësisë ditore për stërvitjen e futbollistëve dhe nxjerrjen e maksimumit prej tyre”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›