E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët anglezë ‘bojkotojnë’ Evropianin

Anglia do të ketë përkrahjen më të vogël të tifozëve pas shumë vitesh, pasi mijëra bileta të ofruara për Euro 2012 i janë kthyer UEFA-s.

Federata angleze e Futbollit (FA) mori rreth 7500 bileta për ndeshjet kundër Francës dhe Ukrainës, dhe 9000 për duelin me Suedinë. Vetëm 3000 bileta janë shitur nga grupi zyrtar i Anglisë për secilën ndeshje të fazës së grupeve. Biletat e pashitura janë kthyer në UEFA dhe do të përcillen në shitjen e përgjithshme.

FA shpreson se deri në 10 mijë tifozë anglezë do të vendosin të udhëtojnë dhe do të blejnë biletat e tyre në mënyrë të pavarur. Zëdhënësi i Federatës së Tifozëve të Futbollit, Kevin Miles, beson se klima aktuale ekonomike, e bashkuar me çmime të larta të udhëtimeve dhe akomodimit, ka rezultuar me mosinteresimin për udhëtim në Euro 2012.

“Ka faktorë të ndryshëm, por kryesisht janë mungesa e financave të mjaftueshme”, deklaroi Miles për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›