E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo me shokë, testohen për doping

Përfaqësues të agjencisë anti-doping të UEFA-së, të premten kanë vizituar kampin stërvitor të Portugalisë për Euro 2012 për të zhvilluar doping testet.

Në mesin e futbollistëve të testuar ishte edhe ylli Cristiano Ronaldo së bashku me Hugo Almeidan, Ricardo Quaresman, Nanin, Nelson Oliveiran, Miguel Veloson, Hugo Viana, e të tjerë. Të gjithë futbollistët e testuar është dashur të japin mostrat e gjakut dhe urinës.

Disa ditë më parë futbollistët e Portugalisë i janë nënshtruar doping testit pas kërkesës nga agjencia portugeze për anti-doping. Portugalia gjendet në Grupin B me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›