Supermakinat fantashkence me kater rrota
Boterori i Makinave salloni me i madh ne bote kushtuar automobilave do te hape portat e tij nga 2 deri me 17 tetor ne Paris ne Porte de Versailles. Ne total do te prezantohen 250 marka makinash nga 19 vende te botes. Boterori pritet te vizitohet nga rreth 1.5 milione vizitore te cilet do te zbulojne modelet e reja te ekspozuara nga konstruktoret. Elektriciteti dhe dizajni pritet te mbizoteroje ne Boterorin e Makinave.
Ne Boterorin e Makinave firma bavareze BMW luan me kuriozitetin e sherbimeve internautike por edhe me stilin e saj klasik. BME do te prezantoje modelin M135 nje makine me koncept hibrid misterioz ne paraqitje e qe shkelqen. Nuk do te mungoje edhe prestigjiozja Seria 6 por ne nje version paksa me klasik si ato ne fillim te viteve 1990 por pa hequr dore nga inovacionet.
75 vjec per nje marke automobili eshte nje moshe e respektueshme. Jaguar do te prezantoje ne Paris nje koncept sportiv elektrik duke e ngjashme me mitiken Type E por ne nje version jashte normave C-X75. E ulet fluide duket se eshte vizatuar me nje linje te vetme. Nje superstar me kater motore elektrike 197 kuaj fuqi secili. Lamborghini ofron nje tjeter variant te modeleve Gallardo. Nje model i vecante qe arrin deri ne 330 km/ore. Nje version i Super Troefo. Gallardo LP 570-4 ka nje motor V-10 dhe arrin 100 km ne 3.4 sekonda. Cmimi nuk eshte bere akoma i ditur.
Ferrari
Ferrari do te prezantohet me makinen me ekskluzive te gjitha koherave ne Boterorin e Makinave ne Paris SA APERTA. Pininfarina feston kete viti 80 vjetorin. Nje arsye e mjaftueshme per Ferrarin qe ne jubileun e firmes te prezantoje nje model te vecante. Ne Autosallonin e Parisit SA APERTA do te beje premieren boterore. Porsche 918 Spyder me nje koncept futuristik e prezantuar ne panairin e makinave Genoa 2010. Me 8 cilindra arrin 100km ne 3.2 sekonda dhe nje shpejtesi prej 318 km/ore. Marka-James Bond Aston Martin eshte njelloj si agjenti i famshem 007 gjithmone befasues. Modeli 760 PS eshte nje prej makinave me te forta ne serine e veturave personale. 7.3 litra per nje motor prej 12 cilindrash eshte nje rezultat fantastik por dhe me nje dizajn sportiv qe e ben akoma dhe me joshes. Shpejtesia arrin deri ne 355 km/ore aq sa te duket se fluturon. Cmimi Aston Martini me i shpejte i te gjitha koherave mund te shkoje deri ne 1.4 milione euro. Ne treg del ne vitin 2011
Lamborghini
Lamborghini Sesto Elemento duket se perfaqeson fantazine ekstreme nje dizajn sa megaloman aq dhe spektalolar. Te ben te perjetosh sensacione te panjohura. Te Lamborghini ndjenja e spektaklit eshte shkruar ne gjenet e krijuesve te tij. Konstruktoret e saj e kane dizenjenuar te frymezuar nga nje film fantastiko-shkencor. Sesto Elemento peshon 999 kg. Motori V10 ruan fuqine 570kf dhe kjo makine e tipit sportiv mund te kaloje nga 0 deri ne 100 km/ore per 2.5 sekonda dhe si nje Bugatti Veyron Supersport me 1350 kf shkon deri ne 300 km/ore. Te duket se ke te besh nje makine por qe e drejton me floket qe ti merr era. Kjo eshte kredoja dhe koncepti i makines hibride te Audit. Nje premtim qe do te konkretizohet ne horizontin e vitit 2013 me mberritjen e R4 Spyder. Te Audi pasioni per roadster per udhetaret eshte i hershem. Por ajo tani ka marre proporcione akoma dhe me te rendesishme. Me kete konceptet marka e unazave ka perfituar nga Boterori i Makinave per te prezantuar R4 Spyder. Ndricues fine qe te duken si tehe e mprehte te nje brisku siperfaqe te vogla xhamash. Vogelushi i fundit i lindur ne fabrikat e Audit te ofron nje plastike fluide dhe kompakte. Te ben te ndiesh ajrin e familjes per me teper qe gjatesia eshte tashme e rritur deri ne 4.06 metra.
1 Tetor 2010