E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri: Lala, një lojtar i fortë

www.albania-sport.com- “Lala është një lojtar me karakteristika të forta”. Ky është mendimi i trajnerit Mirko Slomka për ish-kapitenin shqiptar të Hannover 96, që lë të kuptohet se atij personalisht i nevojiten lojtarë me grintë. Skuadra e njohur gjermane e Bundesliga 1 lufton për mbijetesë. Pas humbjes 4-1 në shtëpi me 1. FC Köln, Hannover 96 do të përballet në transfertë me Hamburger SV. Altin Lala, ashtu si dhe Sergio Pinto kanë pasur probleme pas dëmtimeve, por trajneri Slomka beson të dy lojtarët profesionistë së bashku edhe me danezin, Leon Andreasen, do të jenë në grumbullimin në Bad Segerbeerg përpara derbit me Hamburger SV. Hannover 96 ka grumbulluar 23 pikë pas 28 ndeshjesh dhe ndodhet në vendin e parafundit në Bundesliga 1. 34-vjeçari Altin Lala është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje këtë sezon (ndeshja e tij e fundit është ajo 6 marsit kundër SC Freiburg), por në karrierën e tij të gjatë gati 12-vjeçare me Hannover 96 ka zhvilluar 240 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 7 asistë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›