Haxhiraj: Vlora nuk gabon më

www.albania-sport.com - Vlora triumfoi 2-1 kundër Albpetrolit në Patos, në supersfidën që u dha vlonjatëve edhe vendin e parë në Grupin e Jugut të Kategorisë së Dytë. Golat nga Idrizi (35’) dhe Komina (85’) shënuan për Vlorën e Rrapo Tahos, përpara se Miho (88’) të realizonte golin e vetëm për patosarakët e Kurtit, kanë kënaqur pa masë presidentin Agron Haxhiraj.
“Fitore e bukur dhe shumë e merituar. Kemi fituar ndaj rivalit direkt që për shumë javë ka qëndruar në krye të klasifikimit”, - tha Haxhiraj për “Sport Ekspres”.
“Kemi nxjerrë mësime nga dy sezonet e kaluara, kur kemi humbur shanse për tu ngjitur në Kategorinë e Parë. Ju siguroj se Vlora nuk do ta lëshojë deri në fund vendin e parë në klasifikim. Trajneri Rrapo Taho dhe ndihmësi i tij, Bejkosala kanë arritur të krijojnë klimë pune dhe besim që na bën shumë optimist për të ardhmen e skuadrës”.
Vlora kryeson grupin me 39 pikë pas 16 ndeshjesh, e ndjekur nga Albpetroli i Patosit dhe Tomori i Beratit, të dyja me nga 37 pikë, por me nga një ndeshje më shumë se vlonjatët e “birrës Norga”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili