E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Anglia të mbush me dhurata

www.albania-sport.com - I transferuar nga Olimpiku i Marsejës te Sanderlendi për gjashtë milionë euro gjatë merkatos verore, Lorik Cana (26 vjeç, 28 ndeshje në Premier League këtë sezon) është i lumtur në Angli.

Kapiteni i “maceve të zeza” ndihet i lumtur në fanellën e tij të tretë si lojtar profesionist pas dy të parave në Francë, PSG dhe Marsejë.

“Në Angli, kur je kapiten, ndaj teje investohet në jetën e përgjithshme të klubit, në marrëdhënie me sponsorët, në darka zyrtare të klubit, me median. Kur më dhanë shiritin e kapitenit, njerëzit u habitën”, - tha Lorik Cana për “Europë 1”, i formuar si futbollist te Paris Saint-Germain.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›