Vermoshi i izoluar nga bora

Rreth 2000 banore ne Vermosh te Malësisë se Madhe janë te izoluar prej një muaji. Rruga Koplik-Vermosh është e pakalueshme pasi dëbora shkon ne disa vende ne një metër. Për te shkuar ne qendër te fshatit nga vendi ku te ndalon makina, duhet te ecësh ne këmbë afro dy ore. Banoret e Vermoshit edhe pse te mësuar me izolimin çdo dimër, ankohen për mungese te shërbimit shëndetësor. Ne shume raste ata i drejtohen Plavës ne Mal te Zi, për te marre ndihme mjekësore. Vermoshi nuk ka qendër shëndetësore prej afro 20 vjetësh. Banoret kane protestuar vazhdimisht ne komune, por problemi i tyre vijon te jete pa zgjidhje. Edhe rezervat ushqimore ata duhet t?i sigurojnë gjate vjeshtës, pasi ne këtë periudhe nuk kane asnjë mundësi lëvizje drejt qytetit te Shkodrës.
Shpërndaje