E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma-Smpadoria, rikthehet në “Olimpiko” Antonio Kasano

Romë - Sonte në mbrëmje do të luhet në “San Siro” takimi Roma-Sampdoria, takim i mbetur nga java e nëntë pa u zhvilluar. Ndeshja, që luhej në datë 29 tetor 2008, u ndërpre pas 5 minutave për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

Spaleti ndodhet në vështirësi, pasi, veç kapitenit Toti, nuk do të ketë të gatshëm as portierin Doni, të skualifikuarit, Vuçiniç dhe Mekses. Edhe Akuilani me Menezin nuk ndodhen në gjendje të mirë, dhe do të qëndrojnë në stolin e verdhekuqve.

Kampi i Sampdorias ndodhet pa probleme përpara këtij takimi të prapambetur. E veçanta e kësaj ndesheje është rikthimi i Kasanos për herë të parë në “Olimpiko” në një ndeshje kundër ish-ekipit të tij.

Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme me të cilat do të paraqiten ekipet në këtë përballje.

Roma-Sampdoria (ora 20:30)

ROMA (4-3-2-1): Artur; Sisinjo, Panuçi, Huan, Rise; Perrota, De Rosi, Brigi; Tadei, Pixarro; Baptista. Trajner: Spaleti.

SAMPDORIA (3-5-2): Kastelaci; Luçini, Gastaldelo, Akardi; Padalino, Delvekio, Palombo, Françeskini, Pieri; Kasano, Beluçi. Trajner: Maxari.

Gjyqtar: Taljavento.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›