Trajneri Saimir Malko shkarkohet nga Lushnja
Saimir Malko nuk do të jetë më trajneri i Lushnjës. Humbja me Elbasanin (e 6-ta për lushnjarët në 8 javë) solli edhe shkarkimin e tij nga presidenti i Albet Sanxhaku, njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjës.
Dy emra të njohur të bankinave shqiptare Vasil Bici e Sulejman Demollari (ka drejtuar edhe më parë në Lushnjë) shihen edhe si kandidatët e mundshëm për të marrë bankinën verdhjëjeshile.
Lushnja ndodhet në vendin e 10-të dhe në tetë javë trajneri Malko arriti 2 fitore, 0 barazime e 6 humbje, 5 gola të shënuar dhe 11 të pësuar, duke qenë edhe skuadra me mbrojtjen më të dobët për momentin.
Saimir Malko është trajneri i tretë që jep shkarkohet apo jep dorëheqje në Kategorinë Superiore. Më parë kanë dhënë dorëheqjen Faruk Sejdini nga Bylisi (një javë drejtoi Dashnor Dume, përpara se te Bylisi të shkonte Hysen Dedja), Iljaz Haxhia nga Besa i zëvendësuar nga Ilir Daja dhe tani Malko (i shkarkuar) nga Lushnja.
Ekipet që kanë ndërruar trajner
Sezoni 2008-2009
BESA: Iljaz Haxhiaj (java 1-3), Ilir Daja (java 4 e në vazhdim)
BYLIS: Faruk Sejdini (java 1-3), Dashnor Dume (java 4), Hysen Dedja (nga java 5 e në vazhdim).
LUSHNJA: Saimir Malko (java 1-8)
E Diele, 26 Tetor 2008