Vjen çasti i Bogdanit, ndaj Kaljarit titullar
Më në fund vjen edhe momenti i Erjon Bogdanit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të jetë titullar për Kievon në ndeshjen e sotme kundër Kaljarit. Në formacionet paraprake të publikuara dje në mediat italiane, emri i lojtarit të përfaqësueses kuqezi qëndron ngjitur me atë të Serxhio Pelizier, për të përbërë dyshen e sulmit. Në fakt, gjithçka vjen edhe pas kritikave të forta në adresë të trajnerit Iakini se bën një lojë shumë mbrojtëse, duke mos futur në fushë sulmues.
(d.b/BalkanWeb)