Bekham thyen heshtjen: I nderuar që iki te Milani
Më është dhënë mundësia të bashkohem me Milanin për disa muaj dhe jam i nderuar. Devid Bekham mezi po pret të rinisë aventurën në Evropë, në një nga klubet që e ka kërkuar prej vitesh. Britaniku ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në lidhje me transferimin që po mban prej ditësh në ankth tifozët. "Milani është një nga klubet më të rëndësishëm në botë. Jam shumë me fat që luaj në fillim me një nga skuadrat më të mëdha angleze, pastaj tek më të mëdhenjtë e Spanjës dhe tani tek një prej më të famshmëve në Itali. Kam detyrën të shkoj atje dhe të luaj me disa nga lojtarët më të njohur në botë", shtoi mesfushori anglez.
(d.b/BalkanWeb)