E Diel, 1 Nëntor 2026

Behrami, fituesi i madh në Premier LeagueSipas gazetës angleze “Sunday People” interesim për Behramin kanë treguar Celsin, Juventusi e Sevilja. Gjithmonë sipas “Sunday People”, oferta e Celsit për Behramin është 10 milion euro.

Faqja e specializuar sportive zvicerane sportal.ch e ka vlerësuar pozitive paraqitjen e Valon Behramit me Uest Hamin në kampionatin anglez.

“Valon Behrami u transferua në verën e vitit 2008 nga Lacio te ‘çekiçat’ dhe brenda një kohe të shkurtër tashmë ka lënë emrin e tij në Premier League”.

Kosovari me pasaportë zvicerane është aktivizuar deri tani në 22 ndeshje, prej të cilave 19 nga minuta e parë, duke shënuar një gol në transfertë.

Investitorët islandezë të Uest Hamit për momentin ndodhen në krizë financiare dhe ka të ngjarë që ta lejojnë Behramin të largohet gjatë merkatos dimërore.

Sipas gazetës angleze “Sunday People” interesim për Behramin kanë treguar Celsin, Juventusi e Sevilja. Gjithmonë sipas “Sunday People”, oferta e Celsit për Behramin është 10 milion euro.

Faktin e konfirmon edhe menaxheri i Behramit, Beltranmi, i cili i rëfeu gazetës angleze: “Ne kemi marrë oferta nga Celsi, Juventusi e Sevilja.

Valoni gjatë verës do të shkojë te një klub i madh”. Me ekipin Kombëtar zviceran, Berhami është shndërruar në një nga lojtarët kyç.

Behrami ishte fituesi i madh i Kampionatit Europian 2008 në formacionin e Zvicrës, duke dëshmuar rezultate të mira si planin teknik dhe atë fizik në të tre ndeshjet e Zvicrës.

Ekspertët e futbollit e vlerësuan atë si lojtarin më të mirë të Kombëtares zvicerane.

E Enjte, 22 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›