Luhen 3 ndeshjet e prapambetura të Kupës së Shqipërisë
Tiranë (Start) - Janë luajtur ndeshjet e mbetura nga java e kaluar për Kupën e Shqipërisë. Takimet u shtynë javën e shkuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Kryendeshja e turit të dytë, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, është mbyllur me fitoren e djemve të detit me rezultatin minimal 1-0. Golin për vendasit e shënoi i përhershmi Vila.
Ndeshja Bylis-Flamurtari është mbyllur në barazim 1-1. Vlonjatët kaluan të parët në avantazh, dhe duhet theksuar se luajtën pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë. Vendasit e Bylisit arritën të shënojnë vetëm në minutën e 88’ me një 11-metërsh.
Elbasani vazhdon të marrë barazime edhe në kupë. Verdheblutë nuk arritën të shkojnë dot më shumë se barazimi 2-2 me Besëlidhjën në Lezhë. Djemtë e Josës shënuan të parët dy gola, me anë të Stojkut dhe Abazajt. Vendasit u treguan këmbëngulës dhe arritën të barazonin golat e elbasanasve.
Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme, bashkë me ato që u zhvilluan javën e shkuar.
Rezultatet e ndeshjeve:
Teuta-Vllaznia 1-0
Bylis-Flamurtari 1-1
Beslidhja-Elbasani 2-2