Bylykbashi, i kuq, nëse dështon Ukraina

Natyrisht që një nga pikat më të forta të skuadrës së Partizanit sezonin e shkuar ishte organizatori i skuadrës, Dorian Bylykbashi, i cili mbetet gjithsesi i pranishëm në planet e presidentit të klubit të kuq, Albert Xhani. Ky i fundit nuk e ka shprehur edhe debulesën që ka për futbollistin elbasanas dhe dje, të dy palët, kanë bërë një marrëveshje paraprake, sipas të cilit, Bylykbashi do të rikthehet te Partizani nëse dështon në aventurën e tij ukrainase.
Futbollisti i ka rrëfyer Xhanit se ka marrë një ofertë prej 150,000 eurosh nga një klub i kampionatit ukrainas, ku militojnë edhe disa lojtarë shqiptarë, dhe se, fillimisht, dëshiron ta provojë fatin atje. Gjithsesi, elbasanasi e ka siguruar Xhanin se, nëse do të dështojë kjo aventurë e tij në Ukrainë, ai do të rikthehet te Partizani.
Altin B. Kodra