Daniel Xhafa dhe Endri Vrapi te Teuta
Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafa dhe mbrojtësi tiranas Endri Vrapi janë bashkuar me Teutën duke nënshkruar për ekipin durrsak.
Për Daniel Xhafën që sezonin e kaluar u aktivizua në radhët e ekipit zvicerian Xamax Neuschatel bëhet fjalë për një rikthim, ndërsa për Vrapin, kampion me Elbasanin, është nënshkrimi i parë për ekipin e presidentit Edmond Hasanbelliu.
Me blerjet e reja, tekniku Sulejman Starova është më i qetë për sezonin e tij të parë në drejtimin e ekipit te "djemve të detit".