Kohë kontratash në klubin e kuq

Altin B. Kodra
Nënshkruajnë një pjesë e titullarëve të sezonit të shkuar, por mbeten pezull firmat e disa futbollistëve të tjerë Ndërkohë që gushti hedh hapat e tij të parë, po kështu po hedh hapat e para, ndonëse midis konfuzionit, pasigurisë dhe ritmeve të ngadalta, edhe rindërtimi i skuadrës së Partizanit për sezonin e ri të futbollit. Nga njëra anë, është trajneri tashmë veteran i të kuqve, Neptun Bajko, i cili ka filluar stërvitjen me një grup lojtarësh të rinj, në mjediset e klubit apo nëpër kodrat e Liqenit Artificial, në pritje për të plotësuar organikën e skuadrës me lojtarë edhe më cilësorë. Nga ana tjetër, është presidenti i klubit, Albert Xhani, dhe bordi i tij drejtues, që vazhdojnë negociotat me lojtarët që veshën vjet fanellën e kuqe, apo me lojtarë të ardhur nga skuadra të tjera. Dhe dalëngadalë, ka nisur të përvijohet edhe përbërja e skuadrës së Bajkos për sezonin e ri. Kështu, në portë është konfirmuar veterani Orges Shehi, i cili duhet thënë se ka bërë një paraqitje në përgjithësi të kënaqshme sezonin e shkuar në katërkëndëshin e portës së Partizanit, ndërsa, në mbështetje të tij do të jetë i riu Llanaj, i cili ka mbrojtur më së fundmi portën e skuadrës së Lushnjës dhe asaj të Shkumbinit. Ndërkohë nga lojtarët e sezonit të shkuar, është konfirmuar firma e korcarit Paulin Dhëmbi, ashtu sikundër edhe ajo e Ardit Beqirit, Alpin Gallos, Luan Pinarit, kurse mbetet ende në pritje e ardhmja e organizatorit të skuadrës, elbasanasit Dorian Bylykbashi. Mbeten gjithashtu te Partizani disa lojtarë të rinj, të dalë nga ekipet zinxhir të këtij klubi, sic janë vëllezërit Bakaj, Grizha, Muca, Tafaj, Aliu, Hallaci, Malindi, Progri dhe vlonjati Abilaliaj. Kontigjentit të ekipit i është shtuar edhe Karapici dhe Capo, ndërkohë që mbetet për t'u parë e ardhmja e Henri Ndrekës me klubin kryeqytetas. Po kështu, pezull mbetet edhe rikthimi i kongolezo-gjermanit, Sasha Delain, i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasi luajti ndeshjet e tij të fundit me fanellën e kuqe, atë të kthimit të turit të parë të Kupës Intertoto, kundër qipriotëve të Aknasit, dhe nuk ka kontaktuar më me drejtuesit e Partizanit. Pezull ka mbetur edhe firma e Gjergji Muzakës, i cili, ndryshe nga c'është shkruar në shtypin sportiv, është në Gjermani për arsye private dhe mund të kthehet në Tiranë brenda ditëve në vazhdim. Partizani ka qenë gjithnjë "i dashuruar" pas lojtarëve brazilianë dhe kjo traditë pritet të vazhdojë edhe në sezonin e ri. Megjithëse është shuar përfundimisht pista Abilio, i cili, ndryshe nga c'u fol në shtypin shqiptar dhe nga c'besohet në Shkodër, pas Partizanit, i ka thënë "jo" edhe ofertës së Vllaznisë, për të vazhduar edhe një sezon aventurën e tij në kampionatin grek. Gjithsesi, burime pranë klubit të kuq konfirmuan se brazilianët nuk do të mungojnë në organikën e skuadrës së Bajkos për sezonin e ardhshëm. Kështu, është konfirmuar se do të rikthehet te Partizani Alen Kardek, ndërkohë që janë ende të hapura tratativat me brazilianin që sezonin e shkuar veshi fanellën e Vllaznisë, Leandro, i cili është përmendur edhe në lidhje me një qëndrim të mundshëm në klubin shkodran. Por, burimet pranë presidentit të Partizanit pohuan për "Standard" se Leandro do të fijë fillimisht në Tiranë dhe për të biseduar me drejtuesit e klubit të kuq, përpara se të vendosë për fatin e tij. Po kështu, dy brazilianët në fjalë i kanë sugjeruar drejtuesve të Partizanit një tjetër bashkëatdhetar të tyre, sulmuesin Fabiano, dhe të tre këta lojtarë janë në kontakt me të kuqtë për të prerë biletat e udhëtimit nga Brazili në Tiranë. Përvec këtyre 3 futbollistëve, në klubin e kuq është përmendur edhe mundësia e rikthimit të një "njohjeje të vjetër" të Partizanit, brazilianit Oliviera, por gjithcka për momentin mbetet në kuadrin e hipotezave. Vetë trajneri i skuadrës, Neptun Bajko, nuk ka pranuar të flasë rreth përbërjes së skuadrës së tij apo objektivave që ai dhe drejtuesit e klubit kanë vënë për sezonin e ri. "Do të flas vetëm pasi të ketë përfunduar plotësisht procesi i nënshkrimit të kontratave dhe të jetë plotësuar organika e skuadrës", - ka pohuar shkurtazi Bajko për gazetën "Standard", duke shtuar se ai shpreson që kjo të ketë marrë fund brenda datës 5 gusht 2006 dhe ai të nisë stërvitjen me skuadrën e plotë.