Trajneri i Marsejes mbron kosovarin: Nuk ka bere faj
Lorik Cana eshte perfshire ne nje zenke, ne ndeshjen e fundit, Lorient- Olimpik Marseje, dhe gjyqtari e ndeshkoi ate me karton te kuq. Por, kosovari, pervec se do te mungoje ne ndeshjen e radhes, ndaj Okserit, pret te mesoje vendimin e Komisionit te Disiplines. Cana mund te denohet edhe disa ndeshje te tjera. Klubi reagoi nepermjet trajnerit Gerets, qe shpreson te mos merret asnje mase ndaj Canes. Trajneri ka dale plotesisht ne mbrojtje te kosovarit, duke theksuar se ai nuk kreu asnje veprim anormal. "Cana nuk ka bere asnje veprim, per t'u denuar. Ishte nje episod i ndeshjes dhe Cana doli me karton te kuq," - theksoi trajneri, i cili i beri apel federates qe te mjaftohet me kaq. Mediat franceze e kane pershkruar incidentin, si teper anormal. Ne nje foto, duket se Cana eshte sulmuar nga disa lojtare kundershtare.