E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizat e nates se 4-t, te "Akademise se Yjeve"

Surpriza te kendshme i presin shkuesit sonte ne "Akademine e Yjeve" qe transmetohet ne televizionin Klan gjate mbremjes se pare. Kete e siguron procudentja e programit te pervitshem Zana Cela. Ajo thote se krahas perballjeve te muzikes dhe baletit ku do te jene ne sfide konkurrentet me te talentuar si Elhajda, Xhusi, Fiorela, Silvestri, Artesi dhe Luiza etj., debateve profesionale te konkurrenteve dhe profesionisteve me te afte ne fushen e muzikes dhe te baletit nuk do te mungojne dhe konkurrencat e veshtira te interpretimit kontemporean. Zerat me te medhenj te muzikes boterore do te percillen me profesionalizem dhe pergjegjesi nga pjesemarresit me te talentuar te Shqiperise, duke perfshire te gjitha trevat ku jetojne shqiptaret.

Historia kete te merkure ne mbremje i takon Gjoanines, vajzes shkodrane qe pervec emocionit te sfides ne spektakel i ka takuar nje jete e veshtire dhe plot probleme per nje vajze adoleshente. Mbi shpinen e saj te njome jane perplasur shume konflikte familjare dhe fatkeqesi qe e kane rritur para kohe. Gjoanina vjen ne "Akademine e Yjeve" per te realizuar nje nga endrrat e saj me te bukura ate per t'u bere balerine. Enderr qe nepermjet stafit te shkolles me te famshme ne Shqiperi ka arritur te preket dhe te ngjise shkallet drejt realizimit.

Por dhe pse nje nga qellimet e medha te ketij spektakli krahas edukimit te nje brezi te talentuar muzikantesh dhe balerinesh eshte profesionalizmi, historia e Gjoanines eshte nje histori qe i ndodh shume te rinjve ne Shqiperi. Vajza shkodrane ka forcen per t'u shprehur me dinjitet dhe per te ngjallur emocione. Si perfaqesuese e nje brezi qe kerkon nje jete me te lumtur se ajo e prinderve te saj. Gjoanina do te rrefeje nje histori tronditese te jetes se saj, te mbushur me shprese dhe perpjekje per t'ia dale...duke u bere burim inspirimi per gjithe brezin e te rinjve shqiptare. Dhe pa dyshim dhe nje thirrje ndaj politikaneve qe duhet te jene me te ndjeshem ndaj realitetit te tyre te perditshem, per te ndertuar nje te ardhme krejt ndryshe nga ajo qe ato jetojne cdo dite.

Spektakli do te surprizoje publikun e televizionit "Klan" me nje zhaner te ri dhe shume te veshtire, qe vitet e fundit ka nisur te praktikohet nga Teatri Profesionist i Operas dhe Baletit ne Tirane. Dy balerinet e njohur Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, profesoret e konkurrenteve por dhe opinionistet e interpretimit te baletit klasik, ndermarrin me pjesemarresit e Akademise nisma gjigante dhe pakez te veshtira per balerinet e kesaj moshe, por qe gjithnje ia dalin mbane.

Vjen muzikali "Hair", nje nga me te famshmet ne bote

Sonte, do te vije ne skenen e Akademise muzikali "Hair", nje nga me te famshmet ne skenat boterore, i eksperimentuar dhe ne Akademine e Yjeve. Nje histori qe ze fill ne kohen e revolucionit seksual ne Amerike, kur lulezonte fenomeni Woodstok dhe te rinjte jetonin si hippy. Ne kontradikten e lirise se tyre te mendimit dhe luftes se Vietnamit zhvillohet nje nga ngjarjet me te bukura te historise amerikane. Kontradikta e madhe mes lirise se mendimit dhe luftes, por dhe te sakrifices ne emer te dashurise dhe miqesise. E realizuar ne menyre tejet profesionale nga konkurrentet tane duke kombinuar zerat me te bukur me balerinet e talentuar shfaqja do te vazhdoje shume me gjate se nje shfaqje e zakonshme ne mendjen e shqiptareve. Kjo ne saje te punes serioze te konkurrenteve dhe pedagogeve.

Nje shkolle per talentet

Akademia eshte nje shkolle talentshow, e po ashtu, vleresohet edhe si nje shkolle qe edukon brezin e ri me gustot dhe idene e te bukures. Duke realizuar ne te njejten kohe dhe nje mision akoma dhe me me vlere: Edukimi i brezit te ri por dhe i gjithe shqiptareve me vlera muzikore, ate te verteten dhe profesionalen. "Qellimi kryesor i ketij spektakli gjate ketyre 4 sezoneve ka qene edukimi i shijes muzikore dhe i prurjeve te reja ne muziken shqiptare" shprehet producentja Zana Cela, e cila krahas talenteve, ka sjelle nepermjet kesaj Akademie dhe format me moderne te komunikimit, debatin, show-n dhe mbi te gjitha interpretimin profesional.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›