Pese ndeshje, "nje vit" per pretendentet
Aranit Muraci
Ne ndeshjen e kthimit te gjysmefinales se Kupes se Shqiperise, bardheblute ose shkodranet do te provojne, njera deshtimin, tjetra suksesin e pare te ketij edicioni. Per te shmangur eliminimin nga Kupa e Shqiperise, pas barazimit pa gola qe u shenua ne ndeshjen e pare, ne Shkoder, drejtuesit e skuadrave respektive po marrin masa te forta, pasi vleresohet se puna e nje viti, do te varet ne pese ndeshje. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola ka rritur intensitetin ne stervitje dhe po perpiqet qe te mbaje me moral te larte lojtaret e ekipit te tij. "Jane lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar," - thote Kola. 'E dine se c'eshte suksesi, kane pervoje dhe kam bindjen se nuk do te gabojne ne ndeshjet e mbetura." Trajneri bardheblu, Agustin Kola dhe lojtaret jane perpjekur qe te rikuperojne te metat e ndeshjes se fundit, ne derbin me Partizanin. Barazimi me Partizanin nuk jep asnje garanci per te realizuar "bis" trofesh, sic duan bardheblute, por me keq akoma eshte konsideruar humbja e Vllaznise ne Durres, nga ana e shkodraneve. Keta te fundit shpresojne te realizojne gjithashtu "bis" trofesh, megjithese tifozeria shkodrane preferon titullin, nga dy trofete qe mund te shenohen nga ekipi i tyre. Goli i pesuar te shtunen ne Durres ka qene per faj, krejtesisht te mbrojtjes se Vllaznise dhe njekohesisht edhe te portierit te saj, Admir Grima. Mos kontrollimi i zones dhe dalja jo shume e studiuar e portierit lejuan Milen qe te shenonte golin qe do vendoste fatin e ndeshjes. Trajneri Haxhiosmanovic fajesoi dy mbrojtesit e qendres, Beqirin dhe Bashic, si dhe Grimen per momentin e pesimit te golit. Mbrojtja e Vllaznise i kishte zgjidhur shume mire situatat, ne ndeshjet e kaluara. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola dhe ai i Vllaznise, Dervish Haxhiosmanovic, jane duke nxjerre ne pah te metat e seciles skuader, me qellim qe te shmanget cdo gabim, ne ndeshjet e mbetura. Vllaznia do te prese kete jave Besen e Kavajes, kurse Tirana do te kete mysafire Teuten e Durresit. Pas ndeshjeve te kampionatit, Tirana dhe Teuta do te percaktojne nje nga finalistet e Kupes se Shqiperise. Ne tre javet e mbetura te kampionatit, dy ekipet kryesuese do te diskutojne fituesen e gares.
Dinamo
Kampionet ne fuqi do te luajne nje rol percaktues, per ekipin fitues te ketij edicioni. Dinamo do te ndeshet me Vllaznine dhe Tiranen, para ndeshjes se fundit dhe nese blute do te ndalin njeren skuader, do t'i lehtesohet misioni ekipit tjeter.
1 pike
Kur duhen edhe kater jave, nga mbyllja e kampionatit, Tirana kryeson me nje pike me shume se Vllaznia. Pas barazimit, 0-0, ne ndeshjen e pare gjysmefinale te kupes, dy ekipet do te percaktojne finalisten, nje jave me vone.