Aksident ne superstrade, vdes kembesori
Korce- Aksidenti i radhes ne superstraden e sapondertuar Korce-Qafe Plloce i ka kushtuar jeten nje 29-vjecari. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:30 te se henes, ne kryqezimin e rruges qe te con ne fshatin Petrushe, kur nje automjet me targa te Elbasanit, ka aksidentuar me vdekje Klodian Xhemollarin, nga fshati Vreshtas i Korces. Policia beri te ditur se viktima ishte kembesor dhe do te kalonte ne anen tjeter te rruges, por eshte perplasur nga mjeti "Ford Escord", me targa EL 1009 C, qe drejtohej nga 32 vjecari Elis Mullaj, nga Tirana, i cili u ndalua ne flagrance. Nga hetimet paraprake mendohet se shkaku i aksidentit, ka qene shpejtesia e madhe e mjetit.
D. Zisi
D. Zisi