Gjici, ai që beson më shumë, superpremio nëse kualifikohet
Një vit më parë, kur mori "frenat" e Kukësit, pakkush besonte në fjalët e tij, kur thoshte që do ta çonte ekipin e tij në Europë. Pakkush e besoi edhe kur deklaroi se do të kalonte turin e parë dhe po ashtu turin e dytë. "Le të mos besojnë të tjerët, rezultatet flasin vetë. Të mos besojnë edhe kësaj radhe, mjafton që Kukësi të kalojë edhe këtë tur. Unë besoj për vete, fundja nuk kemi çfarë të humbim, prandaj dhe u kam kërkuar lojtarëve të luajnë lirshëm dhe pa komplekse", - është shprehur numri një i klubit verilindor, Safet Gjici. I pyetur në lidhje me ndonjë premio tjetër të mundshme, pas 100 mijë eurove që vendosi në turin e dytë, Gjici ka thënë që sërish do të jetë e majme, por pa deklaruar shumën, atë ua thotë vetëm futbollistëve.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)