Mesi Barcelona dhe koleksioni i rekordeve

Nuk me intereson shume titulli si golashenues i La Ligas. Mua me intereson vetem Barcelona ka thene Mesi
Jete te gjate Barcelones Te gjithe urojne skuadren qe po ben futbollin me te bukur te vazhdoje sa me gjate ne katerkendeshin e blerte te ofroje spektakel. Edhe pse e kemi shume te veshtire qe ta cilesojme si ekipi me i forte i te gjithe koherave kjo per faktin se konteksti ne te cilin kane luajtur ekipet ndryshon shpesh mund te mjaftohemi vetem me krahasime.
Moment historik
Per kete ekip mund te flasim vetem per mire. Eumlshte e pamundur qe te bejme te kunderten duke qene se nuk ka asnje defekt. Makina e persosur e Guardioles eshte tej mase efikase asnjehere nuk ndalet ne mes te rruges. Themi keshtu pasi te gjitha repartet jane te lidhur me njeri-tjetrin lojtaret jane te gjithe fenomene pasi jane me te miret ne rolin qe kryejne. Per sa i perket ketij ekipi mund te thuhet se fakti me interesant eshte ai qe tregon se me shume se gjysma e titullareve te Barces vijne nga Masia Akademia e Barcelones. Ky fakt mund te themi se rrit edhe me shume bukurine e ketij ekipi qe pikerisht per kete motiv po kalon nje moment historik. Kjo skuader po tregon se Barcelona si qytet ndodhet ne kulmin e saj futbollistik.
Fitorja e 16-te radhazi
Kete fundjave ne takimin qe fitoi perballe Atletikos se Madridit ekipi i Guardioles mori edhe fitoren e 16-te radhazi ne La Liga. Ky mund te themi se eshte rekordi i rekordeve asnjehere me pare ndonje ekip nuk kishte bere me mire ne La Liga. Barca ia doli qe te thyente edhe rekordin e Realit te Madridit te sezonit 1960/61 ate rekord qe e vune lojtare si Di Stefano Pushkash dhe Gento.
Profeti i Argjentines
Barcelona eshte nje ekip i tille pasi ne radhet e saj luan lojtari qe mund te lere ne hije futbolliste si Pele e Maradona. Behet fjale per Leo Masin qe se bashku me Kristiano Ronaldon per momentin jane lojtaret me te forte te botes. Leo Mesi eshte lojtari qe arrin te beje me kembe ate cka shume persona as qe mund ta imagjinojne me mendje. Pleshti keto dite eshte tejet i kenaqur pasi po shemb nje nga nje te gjitha rekordet e mundshme. Ai nga dita ne dite po kalon mitet e futbollit. Pikerisht njeri prej tyre Maradona qe me pare ka thene se Mesi eshte pasardhesi i tij duket se po mesohet me faktin se profeti i Argjentines nuk eshte me ai. Golat e Pleshtit asnjehere nuk kane kaluar pa u ndier gjithmone kane qene vendimtare. Numrat e sezonit te Leo Mesit jane te frikshem 40 gola ne 33 ndeshje 24 te tille i ka shenuar ne vetem 19 ndeshje ne La Liga po kaq mire ka bere edhe monstra tjeter Kristiano Ronaldo. Mesi eshte nje lojtar fantastik dhe arrin te kaloje Ronaldon vetem per faktin se eshte nje lojtar qe mund te luaje edhe per skuadren. Mesi eshte nje lojtar qe ndryshe nga Ronaldo se pari mendon per skuadren dhe me pas per vetveten.
Modest
Nuk me intereson shume titulli si golashenues i La Ligas - ka thene Mesi. - Mua me intereson vetem Barcelona. Une dua qe ekipi yne te ruaje apo te thelloje edhe me shume distancen qe ka me Realin e Madridit. Rekordi i 16 fitoreve radhazi Per ne eshte nje kenaqesi e madhe pasi kemi arritur qe ti marrim nje rekord te tille nje ekipi te madh si Reali i Madridit i Di Stefanos. Pikerisht di Stefano eshte edhe njeri prej atyre lojtareve qe i perkasin te shkuares qe vete Mesi me golat dhe performancen e tij e ka eklipsuar teresisht.
Murinjo nderohet ne Itali
Ish-trajneri i Interit Hoze Murinjo u zgjodh dje si me i miri ne sezonin 2009-2010 ne Serine A ne nje votim te kolegeve te tij. Shumica dermuese e trajnereve te Serise A dhe Serise B zgjodhen portugezin si me te mirin ndersa cmimet u dorezuan ne mesdite ne nje ceremoni ne Kovercano ku Speciali nuk mundi te ishte pjesemarres. Nje vit me pare ne sezonin 2008-2009 fitues u shpall Masimiliano Alegri atehere ne drejtimin e Kaljarit. Pas ceremonise trajneri aktual i Milanit tha E meriton plotesisht cmimin. Ai fitoi gjithcka qe mund te fitohej. Ne nje komunikate ne faqen e klubit Interi shprehu kenaqesine e madhe per kete lajm. Nderkohe Stoli i Arte i Serise B i shkoi Bizolit i cili udhehoqi Cezenen drejt kualifikimit ne eliten italiane.