AAK Jo qeverise Thaci 2

AAK thote se kjo parti politike nuk do te hyje ne asnje variant ne koalicionin e ardhshem qeverises nese ne krye te qeverise mendohet te jete Hashim Thaci.
Partia Demokratike e Kosove si fituese e zgjedhjeve parlamentare njofton se ende nuk ka bere asnje oferte zyrtare per koalicionin e ardhshem qeverises. Nderkohe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves perserit se nuk do te lidhe koalicion me PDK-ne nese Kryeminister i ardhshem do te ishte Hashim Thaci. Ndersa Koalicioni per Kosoven e Re pret fillimisht oferten e partise fituese para se te jape nje qendrim zyrtar. Nuk ka koalicion qeverises me Partine Demokratike nese per postin e kryeministrit nominohet Hashim Thaci eshte pozicioni zyrtar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Qendrimi i AAK-se pason certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me cka edhe zyrtarisht PDK-ja si partia fituese mund ti nise negociatat me partite e tjera per formimin e qeverise se re te Kosoves.
Aktualisht PDK-ja dhe kandidati i saj per Kryeminister Hashim Thaci pervec minoriteteve kane ne dispozicion edhe dy parti politike shqiptare per bisedime. Ato jane Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Koalicioni per Kosoven e Re. Ndersa Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Levizja Vetevendosje jane deklaruar se nuk do te lidhin koalicion me PDK-ne.
Por PDK-ja duket se do ta kete te pamundur koalicionin me AAK-ne. Avni Arifi nga Kryesia e AAK-se thote se kjo parti politike nuk do te hyje ne asnje variant ne koalicionin e ardhshem qeverises nese ne krye te qeverise mendohet te jete Hashim Thaci.
Pozicioni i AAK-se eshte definitiv dhe eshte po ai qe ka qene edhe para tri vitesh para dy vitesh para nje viti dhe eshte edhe tash se nuk hyjme ne qeveri me Hashim Thacin Kryeminister. Eumlshte ne interes jo vetem te AAK-se por edhe te Kosoves qe Hashim Thaci te mos jete Kryeminister i vendit - deklaron Arifi.
Me i rezervuar ne qendrime shprehet subjekti tjeter Koalicioni per Kosoven e Re. Ibrahim Makolli deputet nga ky koalicion thote se pozicioni ne lidhje me marreveshjen e mundshme me PDK-ne do te dihet pas ofertes.
Pas ofertes ose fteses per biseda me partine fituese natyrisht ne do ti pergjigjemi asaj ftese dhe do ta shohim oferten e tyre dhe pastaj varesisht saj do te marrim nje qendrim te qarte - thote Makolli.
Ne analiza dhe shkrime te ndryshme ishte parapare si mundesi qe PDK-ja ti ftoje ne koalicion si AAK-ne ashtu edhe Koalicionin per Kosoven e Re. Edhe nje formule e tille sipas Makollit do te ishte nje objekt diskutimi e shqyrtimi pasi te jete elaboruar nga partia fituese.
Tash per tash nuk mund te thuhet dicka me saktesi te tille. Natyrisht do te shihet se cila mund te jete hapesira ne njerin apo variantin tjeter dhe varesisht kesaj hapesire te veprimit do te jete edhe pergjigja e jone - thekson Makolli.
Ne anen tjeter AAK-ja mendon se do te perfshihej ne negociata per qeverine e re vetem nese PDK-ja heq nga kandidimi liderin e saj Hashim Thacin. Nje qeveri pa Hashim Thacin sipas Avni Arifit mund edhe te negociohet.
Te bisedojme. Se pari duhet te kemi tjeter kryeminister pastaj te shohim oferten dhe detajet tjera te ofertes - thekson Arifi. Nderkohe Partia Demokratike e Kosoves permes nje komunikate me shkrim njofton ende nuk i ka bere ndonje oferte zyrtare asnje subjekti politik.
Te gjitha informatat e plasuara ne opinion per perberjen e qeverise se ardhshme e aq me shume per ndarjen e resoreve qeveritare apo te pozicioneve te tjera institucionale duke perfshire edhe perfoljen e zyrtareve te caktuar qofte nga Partia Demokratike e Kosoves apo nga parti te tjera jane te paqendrueshme dhe ne nivel te spekulimeve - thuhet ne komunikate.
Duke i cilesuar si spekulime e thashetheme njoftimet per arritjen e marreveshjeve per qeverine e re PDK-ja zotohet se per bisedimet dhe ofertat e saj mediat dhe opinioni do te njoftohen sapo te kete veprime zyrtare ne drejtim te formimit te qeverise se re.