Rreth 400 dosje ne pritje
Autoritetet thone se qindra raste qe kane te bejne me korrupsionin po presin veprimin e prokurorive te vendit. Nderkohe Agjencia Kunder-Korrupsion rithekson se ne ndermarrjet publike korrupsioni eshte me i theksuar.
Rreth 400 lende qe dyshohet se kane te bejne me korrupsionin presin te shqyrtohen ne
prokurorite e vendit. Por mungesa e prokuroreve po ndikon ne zvarritjen e lendeve thone zyrtare nga Prokuroria e Qarkut ne Prishtine.
Drita Hajdari prokurore dhe koordinatore per lendet kunder korrupsionit ne Prokurorine e Qarkut thote se ne kuader te prokurorise se shtetit behen perpjekje serioze per procedimin e te gjitha lendeve qe kane te bejne me korrupsionin. Per momentin perafersisht ne te gjitha prokurorite e Kosoves ne procedim jane rreth 400 lende duke perfshire edhe Prokurorine speciale.
Per momentin perafersisht ne te gjitha prokurorite e Kosoves ne procedim jane rreth 400 lende duke perfshire edhe Prokurorine speciale. Do te thote ky eshte numri i pergjithshem. Tash ne kuader te ketij numri 100 lende jane te regjistruara si te ndryshme qe nenkupton hetimin preliminar. Kurse perafersisht 300 lende jane nen hetime - thote zonja Hajdari.
Ndryshe prokurorite e nivelit qendror dhe atij lokal ne bashkepunim me Policine e Kosoves kane arritur te krijojne nje ekip te llojit task-force qe do te merret me rastet e ndryshme qe dyshohet se jane te perfshira ne korrupsion.
Zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani thote se Departamenti kunder krimeve ekonomike dhe korrupsionit vazhdimisht eshte duke u treguar i suksesshem ne kapjen e personave te perfshire ne raste korruptive. Ndaj 909 te dyshuarve jane ngritur kallezime penale si te perfshire ne rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Eumlshte arritur qe mbi 700 raste te dergohen ne hetime. Rastet kane rezultuar me mbi 170 persona te arrestuar. Rreth 530 raste jane derguar ne Prokurori. 257 raste prej tyre jane derguar ne Prokurori me raport te vecante. Dhe ndaj 909 te dyshuarve jane ngritur kallezime penale si te perfshire ne rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit - konfirmon Kelani.
Ne baze te ketyre rasteve qe kane ndodhur dhe per te cilat Policia ka raportuar ne prokurori thote Kelani humbjet mund te konsiderohen me miliona.
Besoj se jane gjykuar edhe pse une nuk kam informacione se sa raste jane proceduar. Mirepo sa i perket sektorit ne kuader te Policise qe eshte per rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit normalisht qe jane te informuar dhe kane shkembim te informacioneve. Ne baze te ketyre rasteve dyshohet qe demet e shkaktuara te supozuara them mund te jene milioneshe - thekson Kelani.
Ndersa duke folur per lendet e vendosura dhe personat e denuar prokurorja Hajdari shpjegon
Me siguri ne gjykata ekzistojne aktakuzat. Prokurori ne momentin kur e ngrit aktakuzen e dergon ne Gjykate edhe ne shumicen e rasteve kur aktakuza konfirmohet pritet gjykimi.
Korrupsioni ne Kosove vazhdon te jete i pranishem ne mase te madhe ne te gjitha sferat e shoqerise kosovare thone drejtuesit e Agjencise Kunder Korrupsion. Por sipas tyre ne ndermarrjet publike korrupsioni eshte me i theksuar.