Trajneri, peng i kontratave.

Ermal Kuka, Gazeta "Shqip"
Shorti i Botërorit 2010 po mban peng fillimin e kërkimeve për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare pas dorëheqjes së Oto Baric. Shkak për këtë janë bërë emrat e kundërshtarëve që kuqezinjtë do të kenë përballë në edicionin e ardhshëm, ose më saktësisht përfitimet financiare nga shitja e të drejtave televizive nëse në grup do të jenë disa nga skuadrat më të fuqishme ekonomikisht të kontinentit evropian. Gjithcka do të ndikojë te përzgjedhja e trajnerit të ri, pasi përfitimet financiare të shitjes së të drejtave televizive do të përcaktojnë edhe shumën që do shpenzohet për një drejtues sa më cilësor për pankinën e kombëtares. Të dielën Shqipëria do të mësojë emrat e kundërshtarëve të saj në eliminatoret e Botërorit 2010, ndërsa zyrtarisht do të fillojë edhe kërkimi për një trajner të ri. Të dyja gjërat janë të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën, pasi përfitimet e mundshme financiare nga kundërshtarë të fortë në grup do të ndikojnë edhe te "cilësia" e trajnerit që do të kërkohet. Dihet që FSHF ka vënë një rrogë "tavan" prej 300 mijë eurosh në edicion për teknikun e ardhshëm të kuqezinjve, por kjo shumë mund të ndryshojë nëse përballë do të kemi një prej ekipeve më në zë në Evropë si: Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia. Këto katër skuadra janë më të lakmuarat për faktin se shitja e të drejtës televizive të ndeshjeve ndaj tyre garanton mbi 1 milion euro, që mund të shfrytëzohej për të afruar një teknik sa më cilësor në stolin e kuqezinjve. Gjermania mbetet ëndrra e drejtuesve të FSHF-së, pasi kontrata e të drejtës televizive të saj sjell 3 milionë euro në arkat e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë. Në vend të dytë mes ekipeve më të lakmuara është Anglia me 1.8 milionë euro përfitime, e ndjekur nga Spanja me 1.7 milionë euro dhe Italia me 1.4 milionë euro. Në rastin më "fatlum" për ekonominë e FSHF-së dhe më "fatkeq" për shanset e kombëtares tonë, mund të ndodhë që në grup të gjenden dy prej këtyre skuadrave, pasi Anglia gjendet në vazon e dytë të shortit që do të hidhet të dielën. Normalisht, kjo do të sillte shumë të ardhura për FSHF-në, duke i dhënë mundësi kësaj të fundit të kërkojë një trajner sa më cilësor. Pengesë për kontaktimin e një trajneri "të madh" në të kaluarën ishte pikërisht paga që ofronte FSHF. Oto Baric ishte një "përjashtim" nga ky rregull, pasi ishte në fundin e karrierës së tij dhe sic u pa më vonë, do të pranonte të drejtonte kuqezinjtë edhe për një pagë më të ulët. Por në këtë moment delikat të përfaqësueses kërkohet një trajner shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, që të kthejë përsëri skuadrën në shinat e duhura dhe të vazhdojë punën e lënë në mes nga Baric. Normalisht, një zgjedhje e tij e kalon "tavanin" e 300 mijë eurove në edicion, ndaj shorti i fundjavës do të jetë përcaktues edhe për fatin e trajnerit. Gjithsesi, FSHF do të sigurojë të ardhura nga të drejtat televizive, shitjen e të cilës do ta diskutojë vetëm gjatë muajit dhjetor. Kompani të ndryshme ndërkombëtare kanë shprehur interes për të bërë një ofertë për kuqezinjtë, por ashtu si për trajnerin, shuma do të varet nga niveli i kundërshtarëve të Shqipërisë. Gjatë dy edicioneve të fundit të Kombëtares, të drejtat televizive iu shitën kompanisë "Sport Five"