E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2010, Europa “ndahet” në orën 17:00

Të dielën, në orën 16:00 me atë të Shqipërisë (17:00 me atë të Afrikës së Jugut), sytë e botës së futbollit do të drejtohen në Durban ku do të hidhet shorti paraeliminator për Kupën e Botës "Afrika e Jugut 2010". Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Xherom Valske, do të jetë drejtuesi kryesor i ceremonisë së ngjarjes, që do të fillojë me fazën e tretë të shortit të zonës aziatike. Zona e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Zona e Karaibeve është e dyta në radhë. Afërsisht pas një ore të procedurës së shortit do të jetë radha e Europës (rreth orës 17:00) për të ndarë 53 ekipet e saj në nëntë grupe kualifikuese. Së fundi, shorti mbyllet me ekipet e zonës afrikane, ku 48 ekipe do të ndahen në 12 grupe me nga katër ekipe.

Procedura e shortit

53 ekipet europiane do të ndahen në 6 vazo: pesë vazo me 9 ekipe dhe një vazo me 8 ekipe të bazuar në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor 2007.

Nëntë ekipet e para do të përbëjnë vazon A, nëntë të dytat vazon B dhe kështu me radhë deri në vazon F, e cila do të ketë tetë ekipet e renditura me koeficientin më të ulët të pikëve.

Ekipet do të ndahen në short në tetë grupe me nga 6 ekipe dhe një grup me 5 ekipe për fazën e parë.

Shorti fillon me vazon F dhe mbaron me vazon A. Cdo vazo duhet të zbrazet plotësisht përpara se të tërhiqen ekipet nga vazoja pasardhëse.

Ekipet në vazon F vendosen në pozicionin 6 në grupet nga 1 deri në tetë dhe në të 5-in dhe ato të grupit E në pozicionin 5. Ato të vazos D vendosen në pozicionin 4; të vazos C në pozicionin 3; ekipet e vazos B në pozicionin 2 dhe ekipet e vazos A në pozicionin 1.

Grupet fillojnë të mbushen me grupin 1 dhe mbarojnë me grupin 9.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›