E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajnimi i inspektorëve, fokus transparenca dhe efikasiteti në terren

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi në Vlorë një aktivitet dyditor në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të inspektorëve – kuadri ligjor dhe aftësitë praktike”.

Trajnimi u organizua në zbatim të Ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me synim modernizimin e sistemit të inspektimit dhe përafrimin e tij me praktikat më të mira evropiane, duke promovuar një qasje të balancuar që përfshin kontrollin, këshillimin dhe parandalimin.

Gjatë aktivitetit, ku mori pjesë edhe Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula, u prezantuan zhvillimet kryesore ligjore, funksionimi i sistemit elektronik “e-Inspektimi”, si dhe politikat për rritjen e profesionalizmit dhe zhvillimin e karrierës së inspektorëve.

Sula tha se, trajnimi pati në fokus të veçantë “rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit në terren. Përdorimin e avancuar të sistemit “e-Inspektimi”, përmirësimin e komunikimit dhe reduktimin e konflikteve me subjektet, me synim rritjen e transparencës dhe besimit publik ndaj institucioneve të inspektimit”.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›