E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajtimi i të arrestuarve, Kuliçaj takon Totozanin

Kuliçaj dhe Totozani gjate takimit te sotem

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj i ka bërë prezent Avokatit të Popullit, Igli Totozani  një program pune hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Programi përmban masat dhe detyrat që do të kryhen nga strukturat qendrore dhe vendore të policisë për përmirësimin e kushteve të ambienteve ku mbahen e trajtohen personat e shoqëruar dhe të arrestuar apo ndaluar, njohjen dhe respektimin e të drejtave ligjore të këtyre personave nga personeli policor, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës që keqtrajtojnë, abuzojnë me detyrën dhe shkelin të drejtat e këtyre personave.

Ky program iu paraqit Avokatit të Popullit, Igli Totozani gjatë një takimi që ky i fundit pati me Kuliçajn.

Kuliçaj i shprehu  Totozanit, vullnetin dhe impenjimin e gjithë strukturave të Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar, për të qenë të hapur me Avokatin e Popullit dhe shoqërinë civile si dhe dhënien e aksesit të gjitha OJQ ve për të hyrë, inspektuar dhe kontrolluar të gjitha ambientet e policisë, ambientet e dhomave të shoqërimit dhe ato ku mbahen e trajtohen të arrestuarit dhe të ndaluarit, për respektimin e garantimin e të drejtave të tyre.

Nga ana e tij, Zoti Totozani vlerësoi masat dhe detyrat e planifikuara nga Policia e Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›