E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon mesazhet e shkëmbyera me ish- të përndjekurin: Berisha po i trajton me arrogancë

Share

Kryetari i Partisë Socialiste ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me një ish- të përndjekur, të quajtur Dod Miri. Ky i fundit i ka dërguar mesazh në celular kryetarit të PS duke e falënderuar për atë që po bën opozita për të përndjekurit duke propozuar uljen e moshës së përfitimit të dëmshpërblimit. Por mediat e qeverisë kanë intervistuar Dod Mirin, që ka deklaruar për ta se ai nuk i ka dërguar asnjë mesazh Ramës. Për këtë arsye kryetari i PS ka publikuar në Twitter SMS-të që ka këmbyer me Mirin, duke thënë se ky është një shembull bërtitës se sa respekt ka pushteti për të përndjekurit dhe me çarrogancë i keqtrajton. Rama thotë se është e qartë që atij i është bërë presion për të mohuar komunikimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›