E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Zbatim marreveshjeve Kosove-Serbi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme z.Edmond Haxhinasto mori pjesё nё punimet e mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, të zhvilluar nё Vilnius tё Lituanisё, vend që mban kryesinё e radhёs sё OSBE-sё.

Sic njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme gjatë këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto informoi vendet pjesemarrese se "Shqiperia ka prioritete te rendesishme ne kete Organizate, ku synojme te marrim Kryesine e OSBE ne nje te ardhme te afert dhe te rrisim angazhimin tone ne fushen e tolerances dhe mosdiskriminimit".

Duke u ndalur tek Kosova, ministri Haxhinasto shprehu mbeshtetje per dialogun Kosove-Serbi, mirepriti marreveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar te kufijve dhe beri thirrje per nje Veriu i KosovësFyle mirëpret heqjen e barrikadave Heqja e barrikadave, reagime në Serbi KFOR konfirmon largimin e barrikadave zbatim te plote te marreveshjeve te arritura mes paleve.

"Shprehim bindjen tonë të plotë se pavarësia e Kosovës ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët”, tha Haxhinasto. Gjatë këtij punimeve të këtij Ministeriali, Ministri i Jashtëm  Haxhinasto pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›