39 këngët e “Vajzës me Tatuazh Dragoi”

Udhëheqësi i grupit Nine Inch Nails ka bërë publike listën e 39 këngëve, të cilat janë pjesë e ribërjes së muzikës filmike nga filmi “Vajza me Tatuazh Dragoi” (The Girl With the Dragon Tattoo).
DVD diskun, në të cilin ndodhen më shumë se tre orë muzikë, Trent Reznor e ka kompiluar së bashku me producentin britanik, Atticus Ross, dhe ai do të dalë në treg më 9 dhjetor.
Këtë të dy si pjesë të diskut kanë futur edhe ribërjen e këngës “Immigrant Song”, të grupit Led Zeppelin, të cilën për nevoja të filmit e këndoi Karen O, këngëtare e grupit Yeah Yeah Yeahs. Gjithashtu, në disk ndodhet edhe singl-kënga e Bryan Ferry, “Is Your Love Strong Enough”.
Ndryshe, ribërjen e filmit, i cili nëpër kinematë evropiane fillon të shfaqet më 26 dhjetor, e ka bërë David Fincher, ndërkaq rolet kryesore e luajnë Daniel Craig dhe Rooney Mara.