E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një autoportret i fshehur i Rembrandt-it

Teknologjia e avancuar e rrezeve X ka zbuluar një autoportret të papërfunduar të mjeshtrit holandez të shekullit 17 Rembrandt van Rijn. Portreti është zbuluar nën pikturën në vaj që e përshkruan një plak me mjekër të thinjur.

Portreti që ndodhet nën të paraqet ngjashmëri të forta me dy autoportretet e rëndësishme që datojnë në vitin 1630, kur Rembrandt do të kishte qenë 24-vjeçar.

I shpallur në Rembrandt House Museum në Amsterdam, ku tabloja e vogël është e huazuar nga një koleksionues privat, zbulimi është bërë duke përdorur një teknikë të re të quajtur fluoreshencë me rreze X, e cila detekton pigmentet në shtresat e fshehura të ngjyrës.

E zhvilluar nga Joris Dik nga Universiteti i Delft-it dhe Koen Janssens nga Universiteti i Antwerp-it, teknologjia e avancuar ishte testuar në pikturat në vaj në European Synchrotron Radiation Facility në Grenoble të Francës dhe në Brookhaven National Laboratory në New York.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›