Kërcënon elektoratin

Isa Mustafa po kërcënon elektoratin e partive të tjera. Kështu së paku thotë Rexhep Osmani, kandidat i ADK-së për kryetar të komunës së Prishtinës.
Ai ka thënë për Express se ka shumë njerëz, duke përfshirë arsimtarë, mjekë e të tjerë që nuk guxojnë të shkojnë në tubimet elektorale të Osmanit .
Kjo për shkak se ata mund të humbin vendet e punës ku punojnë aktualisht, nga pushtetarët aktualë që e udhëheqin Prishtinën.
Unë kam shumë deklarata nga qytetarët se me kënaqësi do të vinin në tubimet e mia, por frika se mund të largohen nga puna ku ata punojnë, nga pushtetarët e Prishtinës, nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ata më kanë thënë se mund të ndikojnë me qytetarë që të më bëjë vota, e mos të vijnë në tubim elektorale, sepse njerëzit po merren në pyetje pse kanë shkuar në tubimin tim dhe mund të largohen nga puna, thotë kandidati i ADK-së për kryetar të Prishtinës, Rexhep Osmani.
Kërcënimi dhe futja e frikës për elektoratin e partive të tjera, sipas Osmanit, është lajm i keq për arsye se dëmton demokracinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në tubime ku qytetarët do të shprehnin mendimet, kërkesat e tyre dhe mbështetjen e kandidatëve .
Qytetarët kanë drejtë të marrin pjesë në të gjitha tubimet, të shohin programin e kandidatëve dhe të vendosin për votën e tyre që është sovrane, vlerëson Osmani.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sipas Osmanit, po keqpërdor edhe nxënësit e shkollave të Prishtinës bashkë me drejtorin për arsim në komunën e Prishtinës.
Por, me këtë nuk pajtohet Isa Mustafa . Asdren Osaj thotë se prioritet i Isa Mustafës është takimi me secilin qytetar të Prishtinës.
Strategjia e fushatës së kryetarit Mustafa është që gjatë kësaj kohe të takohet dhe të debatojë më gjithsecilin qytetar të Prishtinës për programin tij. Për Kryetarin Mustafa dhe shtabin e tij zgjedhor prioritet absolut është qytetari i Prishtinës dhe informimi i tyre më programin politik të kryetarit, ndërsa ajo çka thonë partitë e tjera nuk qëndron, thotë Osaj.
Por, Rexhep Osmani rrëfen se ka lista të gjata të drejtorëve të shkollave, arsimtarëve dhe nxënësve, të cilët janë të obliguar të marrin pjesë në takimet elektorale të Isa Mustafës.
Isa Mustafa po përdor drejtorët e shkollave, arsimtarët dhe nxënësit për tubime masovike të kryetarit aktual Mustafës, i cili, sipas mendimit tim, që është në shkuarje. Lista e arsimtarëve futet dhe ata caktohen se cili do të shkojë pas tubimeve të Isa Mustafës dhe kjo është ndërhyrje dhe në kundërshtim me ligjin dhe me kodin elektoral, thotë kandidati i ADK-së.
Përdorimi i veturave zyrtare gjatë fushatës së LDK nga kandidati i LDK-së, nxënësit, arsimtarët, drejtorët dhe agjentët zyrtarë për frikësimin e njerëzve nuk do të ndikojnë, sipas Rexhep Osmanit, që Isa Mustafa të rizgjidhet sërish kryetar komune në zgjedhjet e 15 nëntorit për një mandat katërvjeçar.
Të gjitha këto bilborde, spote televizive e shumë të tjera nuk do ta ndihmojnë Isa Mustafën të fitojë zgjedhjet. Ata mund të përdorin veturat zyrtare, pushtetin, sistemin e tyre dhe mund të kenë agjentët zyrtarë që frikësojnë njerëzit, por mendoj se megjithatë ata e dinë që më 15 nëntor do të ndodhë ndryshimi për Prishtinën, thotë Rexhep Osmani.
Kandidati për kryetar të Prishtinë ka reaguar edhe ndaj një hulumtimi që është bërë publik për opinion dy ditë më parë, ku ai ka dalë të jetë i votuar vetëm 2.4 për qind.
Manipulim i numrave, mashtrim i opinionit, ata nuk janë kredibilë dhe këto të dhëna janë manipulative, janë të porositura ato hulumtime. Njerëzit e saj, kur e ndërrojnë emrin me numra, besoj se s`kanë telashe, thotë ai.