E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Kosova po humb territore

Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, ka akuzuar liderët institucionalë dhe krerët e partive politike, se kanë lënë anash çështjen e kontesteve kufitare për shkak të fushatës zgjedhore.
"Politikanët po garojnë për postet e tyre - për të fituar para, e në anën tjetër Kosova po humb territore", ka thënë Kurti, në një konferencë për shtyp.
Këto probleme, sipas Kurtit, datojnë që nga qershori i vitit 1999, pasi që Kosova nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, të nënshkruar nga KFOR-i dhe ushtria e Serbisë.
Lideri i "Vetëvensojes" tha se, në atë kohë, oficerët serbë i kanë kontrabanduar hartat e vjetra dhe të ripunuara - të cilat i kishin përfshirë në këtë marrëveshje.
Duke folur për kontestet territoriale, ai se shtetet që na rrethojnë po vendosin tabelat e mirëseardhjes brenda territorit të Kosovës, ndërkohë që një gjë të tillë, Kosova nuk po e bën në veriun e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›