Boni, ish-kryeqyteti i harruar

John le Carre e quante Bonin "një qytet të vogël gjerman", kur botoi librin me të njëjtin titull, vetëm 7 vjet pas ngritjes së Murit të Berlinit. Dy dhjetëvjeçarë nga shembja e tij, mund të thuash me plot gojën se qyteti për të cilin ka shkruar shkrimtari i famshëm, është bërë edhe më i vogël.
Buldozerët kanë pushuari së shemburi ndërtesat e vjetra, që u zëvendësuan me të reja, 20 vjet më parë. Në vend të tyre, tani ka blloqe zyrash e qendrash biznesi. Ky ndryshim ndërtimesh reflekton më së miri atë që i ka ndodhur në fakt vetë këtij qyteti që ndodhet buzë lumit Rin, që nga periudha kur iu desh të përballej me faktin se me bashkimin e dy Berlinave nuk mund ta kishte më statusin e një kryeqyteti të një vendi të madh evropian. Transferimi i zyrave më të rëndësishme të shtetit nga Boni në Berlin, në një Gjermani tashmë të bashkuar, përfundoi në vitin 1999. Edhe pse banorët e Bonit u përpoqën të ruanin, edhe në vazhdim, statusin e të jetuarit në një qytet të rëndësishëm, tashmë qendra e gravitetit kishte kaluar tjetërkund.
Boni i viteve 80 ishte qendra e vendimmarrjeve më të mëdha të vendit dhe kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Gjermanisë. Ai ishte qyteti ku u ravijëzuan planet e bashkimit të Gjermanive dhe ku u organizuan protestat masive antibërthamore prej nga lindi edhe Partia e Gjelbër, një lëvizje e iniciuar në Gjermaninë Lindore që ndihmoi në rrëzimin e komunizmit. Boni ishte një qytet i debatit politik, i intrigave dhe spiunazhit. Në vitet 90 ishte qyteti ku u farkëtuan ligje drakoniane për të luftuar dhe shkatërruar fraksionin e Ushtrisë së Kuqe, një grup i famshëm terrorist.
"Këto ditë Boni e ka humbur plotësisht rëndësinë e madhe politike që kishte dikur. Por, ndoshta pesha që kishte për vite me radhë ky qytet i vogël ishte e madhe për supet e tij të brishta. Tani gjithçka është zhvendosur në Berlinin e madh, siç ka qenë gjithmonë", thotë një qytetar nga Boni. Me ikjen e organizmave të pushtetit u zhvendos edhe vëmendja e mediave të vendit nga Boni. Kur në të ndodhej ende selia e qeverisë, aty ishin të atashuar edhe mediat më të mëdha të botës, gazetarë nga i gjithë planeti.
Vetëm një dhjetëvjeçar më parë, Boni ishte një qytet në të cilin mund të shëtisje e të gjeje një pafundësi lokalesh e klubesh interesante, ku mund të takoje pa frikë politikanët më të njohur të të gjithë vendit. Sot, vizitorët e këtyre klubeve dhe të qytetit vetë janë më shumë punonjës të shtetit, apo kompanive të ndryshme, që janë vendosur në këtë qytet. Një numër i madh njerëzish janë punësuar në "Deutsche Telecom".
Rreth 8000 të tjerë punojnë në "Deutsche Post" dhe te DHL. Një nga vendet më të njohura të qytetit është "Tall Eugen", i famshëm për "strehimin" e anëtarëve të Parlamentit. Aktualisht në të ndodhen 750 zyrtarë të Kombeve të Bashkuara që punojnë në 19 shoqatat dhe organizatat e ndryshme që ndodhen në Gjermani, përfshirë edhe njësinë e OKB-së për klimën.
Miksi burokratik kompletohet nga 6 ministritë qeveritare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, që ende kanë mbetur në Bon dhe në të cilat punësohen 17 mijë veta. Gjatë 10 viteve të fundit janë hapur dhe vendosur në këtë qytet rreth 80 biznese të reja dhe organizata kërkimore. Ato përfshijnë Qendrën Kërkimore për Studime të Avancuara Europiane (Caesar), që është e specializuar në nanoteknologji, një qendër e re konferencash, zyrat qendrore të "Deutsche Welle", si edhe agjenci të tjera të dorës së dytë. Ajo çka është e rëndësishme, është se në këtë qytet ka zyrtarë të shkallës së mesme, që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës së punës pas kompjuterëve dhe në punë kryesisht administrative. Por, zhvendosja e pushtetit nga Boni në Berlin u kompensua nga qeveria që i dha qytetit një ndihmë prej 1 miliard dollarësh për të marrë veten nga ikja e beftë e rëndësisë strategjike dhe e një pjese të mirë të fitimeve, që vinin thjesht nga fakti i të qenit "truri" i Gjermanisë Federale.