Injorohen kazanët, qytetarët shpërndajnë mbeturinat rrugëve (FOTO)
Tiranë- Nëse qesja e mbeturinave mbushet plot, atëherë ajo me shumë gjasa braktiset në rrugë, cepa pallati ose akoma më keq fare pranë kazanit.
Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sjellim sot në vëmëndje të lexuesit imazhe të marra pranë 15-katëshit në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet kazanët e mbeturinave janë pothuajse bosh, por ama zona pranë tyre është e tejmbushur me qese mbeturinash.
Për pasojë ato kthehen në një ndotës potencial të mjedisit pasi mund të happen dhe të ndotin një perimetër jo të vogël të zonës.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të dërgojë imazhe ku denoncohet ndotja përmes fotografisë në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.
kazane1
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2