E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me armë pika e karburantit në Korçë, lidhet e plagoset punonjësi

karburantKorçë- Një pikë karburanti është grabitur sot nga dy persona në aksin Korçë-Pogradec, ndërsa ka mbetur i plagosur një person.

Sipas policisë, dy persona të armatosur dhe të maskuar janë futur duke qëlluar me qytën e automatikut punonjësin e karburantit dhe më pas i kanë marrë atij të gjithë paratë. Mësohet se shuma e grabitur është rreth 1 milionë lekë.

Pas kryerjes së grabitjes, të dy personat e kanë marrë punonjësin dhe e kanë mbyllur në tualet, më pas janë larguar në drejtim të paditur. I plagosuri është Albert Hoxhallari, i cili është gjetur më pas nga familjarët e tij dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu po merret në pyetje edhe punonjësi i karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›