E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimet e rradhës në Europë

Kapiteni i reprezantacionit te Uellsit Craig Bellamy nderroi ngjyrat e klubit, prej sot eshte anetar i West Ham-it . Shuma qe paguan drejtuesit e klubit eshte 7.5 milion funta per nje kontrate 5 vjecare. Kjo eshte transferi i trete i Bellamy-se per 2 vjet pasi kaloi prej rradheve te Blackburn ne Liverpool tani ne West Ham, me shume edhe si shkak permendet edhe sulmi i forte i Liverpulit dhe i tepert i kryesuar nga Petera Crouch, Dirk Kuyt, Andrij Voronin, John Arne Riise, dhe Fernando Torres.
Pepe ne Real Madrid
Reali i Madridit ka nenshkruar kontrate pesëvjecare me futbollistin defanziv të skuadrës se Portos, Pepe. Braziliani 24-vjecar ka arritur ne "Santiago Bernabeu" per shumen prej 30 milion eurosh. Pepe në dy edicionet e fundit ka luajtur për kampionet e Portugalisë - Porto.
Florent Maluda nenshkroi sot per Celzin
Mesfushori francez,Florent Maluda, i cili edicionin e kaluar u shpall futbollisti më i mire i kampionatit francez, ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra londineze, Celzi. Vlera e transferimit nga Lioni në Londer sipas presidentit te Lyon Jean Michel Aulas eshte 20 milion euro.
Bromvic refuzon lojtarin e Vatës
Klubi anglez Uest Bromuic hodhi poshtë deklarimet se ata kishin nënshkruar me mesfushorin francez Gregori Arnolin. Lojtari dhe agjenti i tij, shqiptari Rudi Vata, kishin pohuar disa herë më parë se Uest Bromuic ishin të interesuar të siguronin shërbimet e mbrojtësit të Maritimos në kampionatin portugez. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta angleze "Birmingam Mail" përmes versionit të saj online. Gjithsesi, edhe pse hedh poshtë pretendimet e lojtarit 26-vjecar, klubi anglez është i vetëdijshëm për vlerat e futbollistit të Vatës, por shton se nuk ka asnjë plan për ta ndjekur atë. Situata mund të ndryshojë në të ardhmen, por aktualisht shpresat e yllit parisien për të luajtur në Angli janë shumë të pakta.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›