E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materaci: “Merkatoe Interit? Jam i kënaqur”

Lojtarët e Interit nisën fazën përgatitore (atë me theks atletik) në Sardenjë të Italisë dhe midis lojtarëve ishte edhe braziliani Adriano, i cili më parë kishte lajmëruar se do të mbërrinte në Itali, më 15 korrik. Pranë futbollistëve në këtë fazë të parë janë edhe gratë, të dashurat dhe fëmijët e futbollistëve. I pari ka folur për median nga radhët e kampionëve të Italisë, mbrojtësi Marko Materaci, i cili ndihet i kënaqur me merkaton e deritanishme të Interit. "Presidenti është duke kërkuar të blejë një lojtar të fortë, Civu, kështu që ne nuk mund të kërkojmë më shumë. Vitin e ardhshëm pres të fitoj akoma, pasi jam ambientuar mirë me fitoret. Tani do të më pëlqente të fitoja Ligën e Kampioneve dhe në teori mund të lë të gjitha trofetë e tjera kundërshtarëve, por një skuadër si e jona niset për të fituar gjithcka. Kundërshtarët? Midis atyre që kërkojmë të mundim në kampionat është edhe Juventusi, që është duke ndërtuar një skuadër të mirë".
Rivas zikaltër
Dje mbërriti në Milano edhe Nelson Rivas. Mbrojtësi kolumbian i River Plate, me pasaportë komunitare, kreu vizitat mjekësore në shtëpinë e Interit, ndërsa pritet, sipas agjentit të lojtarit Fernando Hidalgo, edhe nënshkrimi i marrëveshjes me presidentin Morati.
Groso bëhet "gjel"
Një vjen, një tjetër ikën. Fabio Groso është zyrtarisht lojtar i Olimpikut të Lionit. Një vit pas natës magjike të Berlinit, ku dhe realizoi penalltinë decizive që i dha Italisë Kupën e Botës 2006 duke ndëshkuar "gjelat" e Francës, italiani 29-vjecar firmosi një kontratë katërvjecare me kampionin e Francës. Në arkat e Interit nga ky transferim u futën rreth 7.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›