E Diel, 1 Nëntor 2026

“Transfertat e parave”, Berisha i përgjigjet opozitës: Të shpifësh çdo ditë për Shqipërinë, pasioni dhe profesioni i neobllokmenëve

22-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri: “Shqipëria, më mirë se 103 vende të tjera”


Shqipëria renditet vendi i 106 për shumën e parave që fshihen nga llogaritë zyrtare dhe që nuk u dihet origjina, duke lënë pas 103 vende të tjera. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e oranizatës Global Financial Integrity. Të parët që reaguan ishin socialistët, duke akuzuar qeverinë se kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme në 5 vite, 1.3 mld dollarë. Një ditë më pas reagoi ministri i Financave, Ridvan Bode duke i cilësuar deklaratat e Partisë Socialiste të paargumentuara që bëhen me qëllim që të përbaltin vendin. Kryeministri Berisha e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook reagimin ndaj deklaratave të partisë socialiste. Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se ka mashtruar shqiptarët duke keqperdorur dhe keqinterpretuar me qellim nxirjen e imazhit të vendit, lidhur me raportin e organizates Global Financial Integrity. Në këtë raport, ndryshe nga ç’e nxinte zoti Rama, Shqipëria renditej më mirë se 103 vende të tjera të planetit, shkruan kryeministri Berisha. Rikujtojme këtu – thotë ai, - se në raportin e saj për Shqipërinë të vitit 2004 gjatë qeverisjes socialiste, Banka Botërore shkruante se çdo vit në Shqipëri 1,4 miliardë dollarë, para të takspagueseve shqiptare, përfundonin në xhepat apo llogaritë e zyrtarëve dhe kontrabandistëve të vendit. Pra mbi 10 herë më shumë se në vitin 2011”.


Reagimi i kryeministrit Sali Berisha

“Të shpifësh çdo ditë për Shqipërinë, pasioni dhe profesioni i neobllokmenëve. Dje zoti Rama mashtroi shqiptaret duke keqperdorur dhe keqinterpretuar me qellim nxirjen e imazhit te vendit, raportin e organizates Global Financial Integrity. Ne kete raport, bazuar ne te dhenat e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar, behet vleresimi ne 143 vende te botes i shumave te parave qe fshihen nga llogarite zyrtare dhe qe nuk iu dihet origjina. Ne kete raport, ndryshe nga ç’e nxinte zoti Rama, Shqiperia renditej me mire se 103 vende te tjera te planetit. Vendi yne, sipas raportit, paraqitej me mire se te gjitha vendet e rajonit. Keshtu, shuma e parave te fshehura dhe me origjine te paqarte ne nje vit ne Shqiperi ishte 136 milione dollare, kurse ne vendet e tjera te rajonit kjo shume ishte 3 deri ne 36 here me e madhe se ne Shqiperi. Rikujtojmë këtu se në raportin e saj per Shqiperine te vitit 2004 gjate qeverisjes socialiste, Banka Boterore shkruante se çdo vit ne Shqiperi 1,4 milarde dollare, para te takspagueseve shqiptare, perfundonin ne xhepat apo llogarite e zyrtareve dhe kontrabandisteve te vendit. Pra mbi 10 here me shume se ne vitin 2011. Pikerisht lufta ndaj ketij fenomeni ka bere te mundur qe ne 7 vite qeveria e koalicionit te kryesuar nga Partia Demokratike të mbledhë 9 miliardë dollarë më shumë se qeveria socialiste në 8 vite”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›