Transkripti i bisedes Diveroli-Trebicka
Ne 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bejne nje bisede telefonike per problemet e biznesit ne Shqiperi. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ua kaloi hetuesve shqiptare.
Ne fund Diveroli vendos qe te ngadalesoje biznesin ne Shqiperi.
Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafie. shte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit ka thene Diveroli
Tragjedia e rende e Gerdecit fsheh pas nje skandal te vertete financiar qe ka per baze tregtine e armeve dhe protagonist kompanine qeveritare Meiko. Gjithcka nisi kur kompania amerikane AEU INC fitoi nje kontrate prej 298 milione dollaresh me qeverine e SHBA per blerjen e municioneve per forca te armatosura te Afganistanit dhe iu drejtua edhe Shqiperise per te lidhur marreveshje bilaterale mbi blerjen e ketyre municioneve. Presidenti i AEY INC kontaktoi me kompanine shteterore MEICO por Pinari i tha se gjithcka duhej te kryhej nga nje firme qipriote Edvin. Ne biseden e transkriptuar midis biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka dhe drejtorit te firmes amerikane Efraim Diveroli ky i fundit pohon se i duhet te beje tregeti me MEICO. Biseda eshte zhvilluar ne 11 qershor 2007.
Transkript i bisedes telefonike mes Efraim Diverolit dhe Kosta Trebickes. E regjistruar ne Tirane Shqiperi ne 11 qershor 2007 ne oren 2049 nga Trebicka Diveroli eshte ne Florida SHBA regjistrimi eshte bere nga telefoni NOKIA i z.Trebicka tashme i vdekur
Personazhet
Efraim Diveroli president i AEY Inc me seli ne Majemi.
Kosta Trebicka biznesmen shqiptar pronar i Xhoi
Ylli Pinari drejtor i MEICO agjencia zyrtare e eksportit te armeve ne ministrine e Mbrojtjes.
Henri Tomei me kombesi zviceriane pronar i Edvin me qender ne Qipro.
Mihal Delijorgji biznesmen shqiptar
Incizimi 1
Trebicka fare po ndodh me shokun tend Pinari
Diveroli Nuk e di ma thuaj ti a ke lidhur ndonje marreveshje me te per arkat
Trebicka Nuk dua te bej nje marreveshje me te ti e di qe ai eshte nje batakci ti vete me ke thene qe ai eshte mafioz apo jo
Diveroli Po mendoj se eshte ose ai eshte mafioz ose mafia e kontrollon ate. Sidoqofte ai eshte nje problem. Problemi eshte qe une nuk kam mundesi zgjedhjeje. Duhet te bashkepunoj me te. Qeveria amerikane pret mallin. Nuk mund te marr asnje vendim.
Incizimi 2
Diveroli Si po ecen gjithe kjo dreq gjeje... bisede e padeshifrueshme per Pinarin. Ok Kosta kompania qe po ben paketimin mund te deshiroje te bleje materialet e paketimit do te kontaktoj me shitesin...
Trebicka Cila eshte kompania eshte akoma Delijorgji
Diveroli As qe e kam idene po pres qe Pinari te me jape detajet e kesaj kompanie. Do te bej cmos qe shitja te realizohet.
Incizimi 3
Diveroli Jam 100 me ty. Nuk te hoqa une nga kjo pune. E kupton kete Nuk kam une gisht ketu. Ketu eshte Pinari qe ma kerkoi eshte ai qe po me detyron une kurre nuk e kam mbeshtetur kete vendim. Une jam shume shume i nervozuar. Jam shume i shqetesuar. Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafie. shte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit
Incizimi 4
Diveroli Une jam ndryshe nga Henri nuk mund te bej biznes te felliqur me mafian dhe Delijorgjin dhe te gjithe keta plehrat ne Shqiperi... Une jam nje kompani amerikane une po punoj me qeverine amerikane gjithkush i ka syte tek mua me monitorojne. Pinarit i duhet nje njeri si Henri qe te kujdeset per te dhe shoket e tij po kjo gje nuk eshte puna ime. Nuk merrem me keto afera une merrem vetem me biznes legjitim ligjor. Kjo eshte ajo qe une dua ajo qe bej une. Keto jane idete e mia ky eshte opinioni im.
Incizimi 5
Copeza bisedash rreth vizites se presidentit Bush ne Shqiperi...
Trebicka ...megjithate une mendoj se me Pinarin dhe djemte e tij te mafias dhe Delijorgjin dhe Henrin do te jete e veshtire per ty qe te ecesh perpara se ata do te te krijojne shume probleme... Ka mundesi qe mua te me ftojne ne Uashington djemte e CIA-s dhe ca shoke atje... pas nja 2 javesh une do te vij ne Florida dhe do te te takoj e do bisedojme per marrevreshje te ardhshme.
Diveroli Ok shume mire. Takohemi.
Incizimi 6
mungon
Incizimi 7
Trebicka Une kam gjetur partnere te mire dhe mendoj se mund te vazhdoj punen. Nuk e di per Pinarin Delijorgjin dhe mafian e tij... nese ata do te duan te punojne prape me mua... une nuk do te flas nuk do te hap goje do te bej cte me thuash ti.
Diveroli Kuptoj... po te them... une te mbroj ty ti me mbron mua. Me ler te flas me Pinarin se Pinari e di qe duhet bere paketimi. Per shkak se po te heq ty nga ky proces nese ai nuk e mbush sic duhet kete boshllek atehere ai do te kete shume probleme nga gjithkush. Keshtu qe ai me siguri do te behet nervoz se Delijorgji nuk e ben dot ate pune sidoqofte ... Ky eshte rasti me i mire kjo eshte endrra ime.
Incizimi 8
Deviroli Pastaj na duhet te perfundojme shitjen e mallit... keshtu te pakten ti nuk je i ekspozuar dhe as une. Apo jo Ka nje mundesi A dhe nje mundesi B. Do te ecim neper te njejten dere vetem se nuk jemi te sigurt ne cilen. Pse nuk shkon ta ulesh koken tek Pinari edhe nje here tani... Merre ne telefon lutju puthe cfaredo... oji ndonje nga femrat e tua qe te shkoje me te... Le ta bejme te lumtur. Ndoshta te jep edhe nje shans tjeter qe ta lere ty punen. Si thua Ndoshta ai eshte i corientuar dhe ndoshta do behet nervoz e do thote flet sikur te ishte Pinari oh e di Nese une nuk e mbaroj kete pune atehere do ta humb gjithe biznesin e municioneve. Me kupton Mbase mund te luajme me friken e tij. Pinari te lutem me jep edhe nje shans tjeter... futi ndonje lek ne xhep dhe mos e le te marre shume... p.sh nese i jep 20 mije dollare nga ti...
Incizimi 9
Diveroli Po mund te bashkejetoj me kete. Me trego neser... Le te vendosim nese do marrim drejtimin A apo B. Une do te flas me Pinarin ti flit me Pinarin dhe do te marrim nje vendim. Pastaj do levizimin per marreveshjen tjeter.
Kjo bisede i eshte derguar kryeprokurores Ina Rama