E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Te gjitha palet ne zgjedhje

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth kërkoi angazhimin e të gjitha palëve për të arritur në realizimin e zgjedhjeve sa më transparente.

Ambasadori foli gjatë përurimit të bibliotekës së Kuvendit, ku deklaroi se ka shenja pozitive për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe se shpreson në mirëkuptimin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Në zgjedhjet e ardhshme kërkohet pjesëmarrja e të gjitha palëve, në mënyrë që të jepet kontributi i të gjithëve”, ka dekalruar Wolfarth.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka cilësuar si një sukses të jashtëzakonshëm punën e administratës për modernizimin e bibliotekës së Kuvendit, ku janë dixhitalizuar dokumentet e këtij institucioni.

“Është një dimension i ri i rritjes së transparencës së punimeve të Kuvendit. Sukses i një transformimi tjetër të rëndësishëm është arkiva e Kuvendit, për të cilin administrata ka punuar fort dhe ka dixhitalizuar dokumentat që nga viti 2000”, ka deklaruar Topalli.

Sipas saj, në këtë mënyrë janë transkriptuar fjalimet e deputetëve dhe janë shtuar librat e pranishëm në bibliotekën parlamentare.

“Kjo është një punë e administratës që ka revolucionarizuar Parlamentin. Gjatë kësaj periudhe janë transkriptuar 31 mijë fjalime. Është pasuruar biblioteka me rreth 3 mijë tituj të tjerë që janë blerë duke u këshilluar me KiE”, ka shtuar Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›