Intervista televizive e Trebickes para vdekjes
Ne intervisten televizive para vdekjes Trebicka akuzoi Ministrin e Mbrojtes dhe drejtorin e MEICO-s se debuan kompanine amerikane per te sjelle nje kompani qipriote qe perfaqesohej nga Mihal Delijorgji. Ne kete interviste Trebicka rrefen paralajmerimin qe i ka bere Shkelzen Berishes djalit te kryeministrit. Po keshtu Trebicka ne interviste ka deklaruar se eshte i gatshem te deshmoje ne prokurori nese do te thirret. Por ai humbi jeten
Pyetje A jeni te gatshem te deshmoni ne Prokurorine e Tiranes nese ju therrasin
Pa diskutim ne cdo moment
Pyetje Cfare mund te na thoni tjeter per tregtine e armeve ne Shqiperi kush e kontrollon dhe si behet ajo
Une nuk mund te them sepse skam qene asnjehere i perziere ne kete lloj tregtie. Une di qe u therrita nga kompania amerikane u perzgjodha nga ata ne baze te te gjithe dokumentacionit qe une kerkova mbasi u perzgjodha nga ata. Ky dokumentacion perfshinte ne radhe te pare prokuren e perfaqesimit domethene qe une ta perfaqesoja kompanine me marredhenie me MEICO-n. Dhe per here te pare une takova zotin Pinari diku nga fillimi i vitit 97 duke i vajtur me prokure ne dore dhe me kontraten qe kisha me kompanine AEY per te paketuar municionet te cilet ishin fisheke kallashnikovi per ti cuar ne Afganistan.
Pyetje Ti kthehemi bisedes se transkriptuar. Cili eshte mesazhi qe ju percillni Cila eshte fjale e fundit e juaj per te pra biseden qe keni bere me zotin Diveroli
Zoti Pinari me paraqiti nje kontrate ku une duhet te firmosja per te dy kompanite per AEY inc dhe EDVIN. Une nuk mund te firmosja per kompanine qipriote per te cilen une nuk e kisha kontaktuar dhe nuk me kishte dhene asnEDVIN dhe une firmosa vetem ne emer te AEY-se. Qe nga ai moment une paraqita te gjithe dokumentacionin perkates ne lidhje me fuqine puntore pra paraqita te gjitha certifikatat e lindjes te punonjesve te cilet do te hynin me leje te posacme ne aeroportin e Rinasit pra flasim gjithmone per sektorin ushtarak dhe kerkova qe brenda 1 ose 2 diteve te paisja me leje te gjithe punonjesit e mi te cilet perbenin nje kapacitet prej 40-50 veta.
Ne momentin qe une me Pinarin po diskutonim per EDVIN Pinari me paraqiti mua nje dokument ku EDVIN i blinte MEICO-s nje sasi municionesh prej 100 milion fishekesh kallashnikovi me nje vlere prej 22 dollaresh per 1000 cope ndersa momenti tjeter i shitjes nga EDVIN tek AEY-ja un nuk dija absolutishte asnje lloj detaji.
Mbas nje jave pasi trajtova punonjesit e mi duke kerkuar dhe ndihmen e zotit Pinari i cili duhet te me pajiste me 2 ose 3 specialiste per te kualifikuar punonjesit e mi se dhe me ndihmen e perfaqesuesit amerikan te AEY-se i cili qendronte ne Shqiperi gjate asaj kohe neve trajnuam punonjesit dhe filluam punen.
Ne momentin qe filluam punen pas nje periudhe 3 ose 4 ditore zoti Pinari filloi te na pengonte me furnizimin me materialet perkatese te cilet ne duhet ti ripaketonim brenda nje periudhe 3 mujore sepse kjo ishte kontrata brenda 3 muajve ne duhet te conim afer 100 milion fisheke ne Afganistam
Ateher une vihem ne kontakt me presidentin te cilin une nuk e njihja personalisht. Ishte zoti Diveroli dhe ne bisede e siper i tregoj zotit Diveroli per elementin e kontrates ndermjet MEICO-s dhe EDVIN e cila permbante elementin e cmimit prej 22 dollaresh per 1000 cope. Ne keto momente zoti Diveroli u agravua jashtezakonisht dhe me tregon qe faktikisht EDVIN po ja shiste kompanise AEY me dyfishin.
E merrte materialin faktikisht ai nuk e prekte me dore por kishte nje kontrat per blerje me 22 dollare dhe kishte nje kontrate per shitje me 40 dollare tek AEY kompani.
Kjo e detyroi zotin Diveroli qe te me kerkonte mua ndihme te bija ne kontakt me zotin Pinari ose me zotin Mediu per te sqaruar situaten e krijuar sepse po krijoheshin shume pengesa ne sektorin e furnizimit me arme.
Atehere une kontaktova zotin Pinari dhe e pyeta sesi eshte problemi qe zoti Diveroli eshte teper i pakenaqur nga menyra sesi ju e zhvilloni transaksionet.
Pergjigja e zotit Pinari ishte se ti nuk duhet te ngaterrohesh me keto gjera sepse jane force madhore. Atehere une duke dyshuar tek ndergjegja e zotit Pinari natyrshem dhe pastertia e tij kerkova qe te takohem me zotin Fatmir Mediu. Takoj zotin Mediu dhe ja shpjegoj te gjithe situaten. I them qe jam nje perfaqesues i nje kompanie dhe u jap te gjitha letrat dhe i kerkoj qe te sqarohet situata per sa i perket furnizimit me municione te ushtrive aleate ne Afganistan.
Pyetje Dhe cfare ju tha zoti Mediu
Zoti Mediu u tregua shume indiferent mosperfilles shume perbuzes dhe me thote qe kjo eshte nje ceshtje civile dhe nuk varet nga ai varet direkt nga MEICO dhe sipas tij MEICO ka autorizim te pakufizuar dhe mund te veproje si te doje. Une mbeta i shtangur.
Atehere ne moment une lajmeroj Ambasaden Amerikane dhe sektoret perkates te kesaj ambasade dhe i ve ne dijeni per gjithcka dhe gjithashtu ve ne dijeni dhe Presidentin e Kompanise AEY zotin Diveroli.
Pyetje Dhe si vazhduat me tej
Mbas 2-3 oresh ve ne dijeni edhe zotin Pinari. I thashe zotit Pinari qe une kisha takuar ministrin. Pergjigja e zotiti Pinari ishte e prere dhe agresive dhe me tha Qe sot e tutje une nuk do te te furnizoj me pa nje urdher te dyte nga ministri.
Pas pergjigjes se zotit Pinari une u habita me thene te drejten sepse ketu diskutohej furnizimi me materiale ushtarake i nje fuqie aleate sic eshte NATO ne Afganistan dhe momentet ishin teper decizive.
Atehere zoti Pinari e nderpreu kontraten dhe nuk na furnizonte me me municione per ti ripaketuar ne aeroportin e Rinasit.
Pyetje Pra kur u nderpre kontrata
Kontrata eshte nderprere diku rreth dates 10-15 maj. Nuk e mbaj mend me ekzaktesi por faktiksht ai nuk e nderpreu kontraten ligjerisht ai nuk furnizonte me ndaloi se furnizuari.
Mbas kesaj periudhe mesa kam marr vesh zoti Pinari kerkoi qe Efraim Diveroli pronari i AEY-se te vinte urgjentisht ne Shqiperi dhe te krijonte nje takim me zotin Pinari dhe me shefat e zotit Pinari per te diskutuar per nje kontrate direkte ndermjet MEICO-s dhe AEY-se.
Me lajmeron zoti Diveroli per biseden ne fjale dhe une i them Nisu pa problem.
Me duket se Diveroli vjen ne Tirane nga data 17 ne mos jam gabim diku e keni tek hotel Sheratoni te regjistruar emrin e tij aty nga data 17 ose 20 nuk jam i sigurte. Ne aeroport pritet sipas udhezimeve te zotit Pinari dhe vetem sipas udhezimeve te tij qe une te mos vija ne aeroport dhe te mos takohesha me zotin Diveroli.
Diveroli me lajmeron per te gjitha keto elemente dhe une pranoj te mos vij aeroport dhe te mos takohem me zotin Diveroli.
Zoti Pinari e merr zotin Diveroli nga aeroporti bashke me zotin Aleks i cili ishte perfaqesues amerikane i AEY-se ne Shqiperi dhe njekohesisht punonjes i forcave aleate te NATO-s.Aai ka qene i instruktuar pasi mesonte forcat aleate te MATO-s gjuhen frenge dhe disa gjuhe te tjera sepse ishte teper i kualifikuar ne mesimdhenien e gjuheve te ndryshme dhe te tre se bashku me zotin Pinari pasi vijne ne hotel Sheratoni largohen dhe shkojne ne nje rruge e cila eshte nje rruge qe kalon midis Ministrise se Arsmit dhe asaj te Drejtesise. Eshte nje shkolle 8-vjecare aty nuk e di sesi e ka emrin kjo rruge dhe aty shkojne ne nje apartament ku zoti Diveroli dhe zoti Aleks i paraqitet zoti Delijorgji dhe nje person tjeter ne moshen 27-30 vjecare. Mirepo ishin shefat e zotit Pinari dhe kerkohet te firmoset nje kontrate me zotin Pinari domethen me MEICO-n dhe nga tani e tutje te gjitha materialet do te shiteshin per nje cmim prej 26 dollaresh per 1000 cope ndersa cmimi tjeter prej 14 dollaresh do ti paguhej kompanise se Delijorgjit ne menyre qe te plotesohej totali i 40 dollareve te cilet zoti Pinari dhe zoti Fatmir Mediu po ja merrnin ndermjet EDVIN po ja merrnin AEY-se.
Zoti Trebicka kush eshte 27 vjecari per te cilin behet fjale
Nuk e di Pikerisht mbas kesaj kur zoti Diveroli dhe zoti Aleks ishin ne zyrat e zotit Delijorgji atehere zoti Aleks e njihte Delijorgjin nuk e lejon zotin Diveroli qe te firmosi nje kontarte te tille mafioze dhe nga arsyetimet qe do te vinin nje dite sepse natyrshem u frikesuam. Nga ambienti i cili i rrethonte do mendoheshim per nje dite dhe pastaj do te shkonin te nesermen te firmosnin kontraten. Ne menyre te menjehershme ata me lajmeruan mua dhe une u paraqita ne hotel Sheraton dhe me treguan te gjithe ngjarjen.
Ata nuk e njihnin se kush ishte personi i trete por ata pretendonin se per gjithcka qe diskutonte Pinari me Delijorgjin i merrnin mendimin personit te trete i cili nuk foli asnje fjale anglisht.
Atehere une i them qe gjendja eshte agravuar jashtezakonisht shume dhe lajmeroj departamentet perkartese dhe une nuk mund ta them se cilin te ambasades amerikane qe urgjentisht te kontaktoheshin dhe te diskutonin per kete skandal te tipit mafioz.
Pyetje Zoti Trebicka folet pak me pare pa dashur tju nderpres folet per nje bisede qe kishit zhvilluar me Shkelzenin pra me djalin e zotit Berisha cila ishte biseda qe bete me te
Natyrshem mbasi une kontaktova me departamentet e specializuara te ambasades amerikane dhe me departamente e tjera me departamentin e armeve ne Rock Ajlend e cila eshte ne Amerike u instruktova qe te grumbulloja cfaredo lloj dokumenti dhe ta vija ne dispozicion te investigatoreve te cilet urgjentisht do te vinin ne Shqiperi mbas kesaj ndodhie. Atehere duke pare nje pozite te tille e cila po merrte zhvillime te pakontrolluara dhe mbi bazen qe zoti Pinari e kishte kercenuar Diverolin dhe Aleksin qe ose duhet te firmosin ose duhet te largoheshin nga vendi.
Dhe duke u thene qe nuk mund dhe qe Pinari gjithmone e shkarkonte pergjegjesine e tij dhe kercenonte Diverolin se personi i trete ne ate dhome ishte djali i kryeministrit. Atehere duke e pare situaten e agravuar une mendova qe mos ta komplikoja me tej situaten por ta vija direkt ne kontakt me zotin Shkelzen...
Pyetje Edhe njehere pse vendoset ti drejtoheshit djalit te kryeministrit
Sepse nga biseda qe pata mbasi Diveroli iku nga Shqiperia nuk e firmosi kontraten me Pinarin dhe u largua nen pretekstin une me mire nuk firmos fare kontrate prish kontraten me SHBA sesa te futem ne klane e rrethe mafioze. Kjo ndodhi pasi zoti Pinari e Mediu bllokuan nje nga avionet avionin e pare me mire te themi qe do nisej ne Afganistan e bllokuan ne aeroportin e Rinasit dhe nuk e lejuan nen preteksin se duheshin disa dokumenta te tjera dokumenta te dores se dyte. Ndoshta dhe kishin te drejte por kete duhet ta kishin bere te qarte me pare por e bene te ditur kete minuten e fundit. Dmth mbas ketij incidenti te zotit Pinari zoti Pinari natyrshem mori masa drastike duke mos sjelle me asnje lloj municioni ne aeroport..
Pyetje Dmth ketu u nderpre gjithcka
Faktikisht u nderpre gjithcka juridikisht jo. Atehere une bisedova ne tel me zotin Diveroli mbasi ai largohet dhe ai me them ne telefon qe une nuk mund te perzihem dmth ai kishte presion te madh nga Pinari qe une personalisht nuk duhet te merrem me ripaketimin e municioneve por duhet te futej kompania e Delijorgjit. Une marr mundimin ta pyes pse dhe atehere mesoj se zotit Diveroli i kishte thene zoti Pinari se ne kete mes i interesuar eshte zoti Shkelzen Berisha djali i kryeministrit. Natyrshem e kuptova qe situata ishte agravuar duke besuar se zoti kryeminsiter nuk mund te ishte i perfshire ne keto afera korruptive dhe une akoma e besoj. Kerkova ta takoj vete zotin Shkelzen dhe ta pyes sy per sy vete nese ai ishte i perzjere ne afersa te tilla sic pretendonte zoti Pinari dhe zoti Mediu Dhe a ishte ai i gatshem te ballafaqohej me perfaqesuesin amerikan ne Shqiperi zotin Aleks Podrift nese ka qene ne nje takim te tipit mafioz apo jo Biseda jone ka qene e fokusuar vetem tek roli i zotit Shkelzen ne takimin mafioz qe u be mes Delijorgjit Pinarit e Diverolit.
A dhe nje gje tjeter nuk u kam treguar. As nuk i kam thene te bej biznes bashke as u kam kerkuar te hiqet apo mos te hiqet kompania ime per llogari te puneve qe po bente te AEY.
Pyetje Dhe cfare ju tha
Zoti Shkelqen u tregua shume i gatshem dhe me tha qe Une nuk kam asnje nderlikim me keto klane mafioze dhe u tregua i gatshem qe te ballafaqohej ne cdo moment me zotin Aleks Podrifti e Diveroli dhe te diskutohej rreth ketij aludimi. Une e besova. Nuk desha ta ngaterroja ne skema te tilla. E besova perfundimisht.
Por e paralajmerova zotin Shkelzen se dokumentat do te kalojne ne dispozicion te investigatoreve speciale qe do vijne nga Rocki Aljend nga departamenti i armatimit te cilet do vononin te nisnin investigimet per kete skandal ne Shqiperi. Une jam shume i hapur. Le te bejne cfare te duan. Une nuk jam i perzjere ne keto afera me tha Shkelzeni. Atehere une them se kam bere shume mire qe e lajmerova zotin Shkelzen sepse e kisha per detyre qe ta lajmeroja. Mendova se ai ishte implikuar pa dashje ne keto afera dhe mendova se duhet lajmeruar kryeministri i cili do te merrte masa drastike per te shkaterruar keto plane dhe per te vazhduar ecurine e punes.
Shkrimi i The Nee York Times per lidhjet Diveroli-Shqiperi
Shkrimi citon biseden mes Diverolit dhe Trebickes. Ne fund Diveroli vendos qe te ngadalesoje biznesin ne Shqiperi.
Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafie. shte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit ka thene Diveroli
28/03/2008
Per shkak te kerkesave te qeverise afgane per arme e logjistike nga SHBA-ja Pentagoni vendosi te nenshkruante nje kontrate me nje firme AEY Inc ne Miami e cila fitoi tenderin prej 300 milione dollaresh janarin e shkuar. Kjo firme drejtohej vetem nga nje 22-vjecar Efraim Diveroli. shte fakt se Diveroli ka siguruar municione qe ishin 40-vjecare te vjetra dhe te dekompozuara dhe keto i ka siguruar nga vendet e ish-bllokut komunist. Por per keto municione Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO-ja kane shpenzuar miliona dollare per ti asgjesuar. Per te blere keto municione kompania e Diverolit ka perdorur nenkontraktore ose ndermjetes nga nje liste federale kompanish te dyshuara per trafik te paligjshem armesh. Qe ketu fillon tregtia e pandershme e armeve qe perfshin dhe Shqiperine dhe qe perfundoi tragjikisht me Gerdecin. Pas zbulimit te gjithe aferave te kompanise se Diverolit kjo kompani u pezullua kete jave nga gjithe kontratat e ardhshme federale.
Gjithe historia u zbulua vjeshten e shkuar ne Afganistan. Krejt rastesisht nje prej koloneleve afgane hap nje nga arkat e derguara me municione dhe prej andej dalin municione te prodhuara me 1966 ne Kine. Koloneli afgan thote Ja cfare na japin per te luftuar. Me vone kjo sherbeu per hetuar kompanine AEY te Diverolit qe deri me 2003 ishte krejt e panjohur por qe u rrit ne kohen kur administrata Bush nxiti kontraktoret private si elemente integrale te strategjise se tij antilufte.
Kompania e Diverolit u krijua nga Majkell Diveroli i ati i Eframimit me 1999. Atekohe Efraimi ishte vetem 13 vjec. Artikulli thote se ambiciet e Eframimit qe fillimisht kishte vetem 1 aksione ishin jashtezakonisht te medha dhe nisi te bente kontrata te medha. Me 2005 kur ai mbushi 19 vjec u be president i kompanise. Kjo kompani fitoi kontrate edhe per te derguar arme ne Irak ku biznesi perfshinte nje kontrate 5.7 milione dollare. Por jeta dhe reputacioni i Diverolit nisi te binte per shkak edhe te disa problemeve me drejtesine lidhur me vajzat apo edhe me patente false. Ne te gjitha ai mbrohej duke thene se ishte kompani e rendesishme e kontraktuar nga vete Departamenti Amerikan i Shtetit dhe veprimtaria qe ai bente ishte e klasifikuar.
Duke lene menjane problemet personale te Diverolit i kthehemi aferes se tij ne Shqiperi.
Ai nisi te blinte arme nga vendet e ish-bllokut sovjetik Shqiperia Bullgaria Republika eke Hungaria Kazakistani Mali i Zi Rumania dhe Sllovakia. Problemi ishte se keto municione ishin edhe te rregullta nga bunkere me temperatura normale por edhe nga depot e ekspozuara pra nje pjese arsenali ishte e cilesise se larte ndersa nje tjeter ishte thjesht skrap i armatimeve te abandonuara sovjetike. NATO-ja kishte kerkuar qe armet te ishin jo me te vjetra se 10 vjet dhe kur blerja behej nga vete SHBA-ja apo NATO-ja procesi ishte i rregullt brenda gjithe standardeve paketim testim transport etj.
Nje vend shume interesant per Diverolin ishte Shqiperia qe kishte nje stok te tere municionesh shumica kineze te viteve 60 dhe te viteve 70. Fatkeqesisht 90 e municioneve ne kete vend ishin me shume se 40 vjet te vjetra.
Problemet me Shqiperine u evidentuan pikerisht kete muaj nga shperthimi i depos se Gerdecit ku sipas artikullit vdiqen 22 persona dhe u plagosen 300 te tjere.
Por problemi ishte se ne vleresimet perendimore per municionet shqiptare ishte evidente se Shqiperia hynte ne programet e sponsorizimeve per shkaterrimin e ketyre municioneve. Gjate 2007-s SHBA-ja ka dhene 2 milione dollare per te shkaterruar armatimet e vogla dhe 2000 tone municione ne Shqiperi. Sipas nje programi te NATO-s 16 vende te tjera perendimore kontribuuan me 10 milione dollare per te shkaterruar ne kete vend 8 700 tone municione. Mes armatimeve qe do shkaterroheshin ishin dhe 104 milione fisheke 7.62 milimetra saktesisht sasia e municioneve qe kompania AEY kerkoi nga agjencia shqiptare e eksportit te armeve.
Shqiperia ofroi per shitje dhjetera milione fisheke prodhim i viteve 50. Per ti testuar kompanise AEY iu dhane 1000 fisheke sipas Ylli Pinarit drejtor i agjencise se eksportit te armeve ne kohen e shitjeve. Por asnje perfomance balistike nuk u regjistrua por fisheket u shkrepen me dore. Ne baze te kesaj prove AEY bleu me shume se 100 milione fisheke me urdher te Pentagonit.
Kompania punesoi nje biznesmen lokal amerikan Kosta Trebicka per te hequr municionet nga arkat e drunjta dhe kutite metalike te mbyllura hermetike per te bere nje paketim standard qe i mbron nga lageshtira dhe ndotja dhe qe siguron lehtesimin e transportimi ne terren. Por Trebicka ka thene se Diveroli donte ti hiqte nga arkat qe te reduktonte peshen e tyre dhe koston e transportimit per te maksimizuar fitimet.
Te tjere zyrtare amerikane thane se qellimi ishte te hiqeshin nga arkat qe kishin vulen e armatimit kinez. E ndersa me municionet shqiptare Diveroli siguroi furnizimin e Afganistanit per furnizimin e Irakut po kerkonte municione ne Republiken eke.
Ne lidhje me Shqiperine nje ndermjetes i mesem misterioz hyri ne kete afere.
Kur Diveroli nisi kete afere ai sugjeroi ne nje interviste se ishte ne dijeni te korrupsionit qe do nderhynte ne kete marreveshje. fare ndodh ne Ministrine e Mbrojtjes shqiptare Kush eshte i paster Kete une nuk e di ka thene Diveroli ne nje interviste.
Ndaj Diveroli nuk beri marreveshje direkt me zyrtaret shqiptare. Nje kompani ndermjetese u regjistrua ne Qipro Evdin Ltd qe blinte municionin dhe ia shiste kompanise se Diverolit.
Paketuesi amerikan i perfshire ne kete marreveshje Trebicka tha se ai dyshonte se qellimi i Evdin ishte te transferonte parate tek zyrtaret shqiptare.
Shitjet sipas Trebickes ishin mister Shqiperia shiste municion tek Evdin per 22 per 1000 fisheke ndersa Evdin ia shiste AEY te Diverolit per shume me teper. Diferenca sipas Trebickes ndahej me zyrtaret shqiptare me Pinarin qe ishte kreu i agjencise se eksportit te armeve dhe me ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Tani Berisha Pinari Mediu i kane mohuar akuzat thote artikulli. Por Trebicka thote se pasi ngriti shqetesimin per Evdin dhe Ministrine e Mbrojtjes kompania u detyrua te perjashtohej nga kontrata. Ne 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bejne nje bisede telefonike per problemet e biznesit ne Shqiperi. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ua kaloi hetuesve shqiptare.
Biseda tregoi se kompania amerikane ishte ne dijeni te korrupsionit ne Shqiperi dhe se Heinrich Thomet nje kompani shitese armesh zvicerane qendronte prapa Evdin. Diveroli ka thene se Thomet ose i quajtur Henri vepronte si ndermjetes ne kete biznes.
Shkrimi citon biseden mes Diverolit dhe Trebickes. Ne fund Diveroli vendos qe te ngadalesoje biznesin ne Shqiperi.
Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafie. shte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit ka thene Diveroli
Ne e-mailet e kembyera Thomet mohon rolin zyrtar tek Evdin. Perfshirja e Thomet ne marreveshjen me Shqiperine ka qene vetem prezantimi i Diverolit tek partneret dhe zyrtaret potenciale atje. Menaxheri i Pergjithshem i Evdin Bogdan Choopryna thote se akuzat e Diverolit nuk jane te verteta.
Tani fakti se kush e ka pronesine e Evdinit mbetet publikisht i panjohur. Evdin eshte regjistruar me 26 shtator 2006 nje jave pas fitimit te tenderit te Diverolit per armet ne Afganistan sipas regjistrit zyrtar te Qipros. Kompania thuhet se e ka zyren ne Larnaka Qipro dhe drejtor i saj eshte Pambos Fellas. Por rezultoi se Evdin nuk ka zyre as staf atje. Ndersa Fellas qe ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i Evdin por nje drejtor i emeruar roli i te cilit ishte vetem te regjistronte kompanine.
Shenja te tjera te cojne perseri ne Zvicer. Pinari fillimisht u tha dy gazetareve se kishte punuar me Evdin nepermjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha kete Thomet Pinari e ndryshoi historine duke iu referuar Fellasit dhe zyres se Evdin ne Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga nje individ zviceran.
Vete Thomet eshte akuzuar disa here per trafik te paligjshem armesh edhe nga grupi Amnesty International. Aktivitetet e tij gjithashtu kane qene shqetesuese ne Uashington.
Tani mbetet nen hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontrates per municionet ne Afganistan te nisura nga kompania AEY. Ngarkesa e fundit e urdheruar nga AEY eshte firmosur me 21 mars per 155 milione dollare municione.
Artikulli thote se Rok Island Arsenal autoriteti kontraktues per armet ne Afganistan po heton ceshtjen edhe me investigues qe kane vizituar Shqiperine dhe Afganistanin.
Kosta Trebicka gjendet i vdekur
Kosta Trebicka u gjet i vdekur ne 12 shtator 2008 rreth ores 15.30. Policia deklaroi se ishte nje aksident prane fshatit Lekas te Korces nje zone e thelle malore ku biznesmeni Trebicka shkonte per gjah sipas versionit zyrtar shteteror.
Biznesmeni u gjend i vdekur prane makines se tij tip Nisan Patrol me targe TR 88 43J. Prane trupit te Trebickes eshte gjetur edhe arma e gjahut. TV Klan transmetoi pamje te trupit te shtrire.
Kosten e kam qare qe pas 15 marsit kur ndodhi tragjedia e Gerdecit. Motra e Kosta Trebickes e sapoardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka pohuar ne shtepine e mortit se i ishte lutur te vellait te mos denonconte gje por ai nuk e kishte degjuar. Ajo u ka thene miqve te mbledhur ne shtepine e Trebickes ne pritje te trupit te tij se jetonte cdo dite me friken se te vellait mund ti ndodhte ndonje gje frike qe per fat te keq nuk rezultoi e kote. Bashkeshortja e tij Brunilda u kthye ne gjendje te renduar psikologjike nga Korca pa mundur te flase me askend. Nderkohe te afermit jane kujdesur qe djalit 11-vjecar te Kosta Trebickes ti gjejne nje psikologe per te perballuar kete tragjedi te rende. Ceremonia mortore u krye ne varrezat e Tufines.